Gërvalla udhëton në Bruksel me ftesë të Ministres së Drejtësisë së Belgjikës
Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, sot ka udhëtuar për një vizitë zyrtare në Bruksel, me ftesë të Ministres së Drejtësisë së Mbretërisë së Belgjikës, znj. Annelies Verlinden. Në kuadër të takimit zyrtar mes dy ministreve, do të nënshkruhet edhe një marrëveshje ndërkombëtare. Gjatë vizitës bëhet e ditur se Gërvalla do të zhvillojë gjithashtu


Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, sot ka udhëtuar për një vizitë zyrtare në Bruksel, me ftesë të Ministres së Drejtësisë së Mbretërisë së Belgjikës, znj. Annelies Verlinden.
Në kuadër të takimit zyrtar mes dy ministreve, do të nënshkruhet edhe një marrëveshje ndërkombëtare.
Gjatë vizitës bëhet e ditur se Gërvalla do të zhvillojë gjithashtu takime me përfaqësues të institucioneve të drejtësisë dhe autoriteteve belge, me qëllim të forcimit të mëtejmë të bashkëpunimit ndërinstitucional dhe shkëmbimit të praktikave të mira në fushën e sundimit të ligjit.
“Kjo vizitë në Bruksel pasuar me nënshkrimin e Marrëveshjes, vlerësohet si hap i rëndësishëm në intensifikimin e bashkëpunimit juridik në çështjet penale ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Belgjikës, si dhe thellimin dhe avancimin e marrëdhënieve bilaterale, veçanërisht në fushën e drejtësisë dhe bashkëpunimit juridik ndërkombëtar”, thuhet në njoftim.
