Gjendje e vështirë depresive pas Big Brother-it, i izoluar për ditë të tëra – Granit Cana trondit me rrëfimin për problemin e tij shëndetësor
Ish-banori i Big Brother VIP Albania 1, Granit Cana, ka ndarë me ndjekësit një rrëfim tejet personal për një problem shëndetësor me të cilin, sipas tij, po përballet prej vitesh, por ende nuk ka arritur të marrë një diagnozë të saktë. Model...
Ish-banori i Big Brother VIP Albania 1, Granit Cana, ka ndarë me ndjekësit një rrëfim tejet personal për një problem shëndetësor me të cilin, sipas tij, po përballet prej vitesh, por ende nuk ka arritur të marrë një diagnozë të saktë.
Modeli i njohur ka treguar se herë pas here humb papritur fokusin dhe vëmendjen, ndërsa shikimi i turbullohet, duke krijuar ndjesinë sikur ka një mjegull para syve. Pikërisht pasiguria rreth gjendjes së tij duket se ka qenë një prej pjesëve më të vështira të kësaj përvoje. Në një rrëfim të publikuar në TikTok, Graniti ka treguar se lutet çdo ditë që më në fund të zbulojë shkakun e këtyre problemeve dhe të mund të marrë trajtimin e duhur.
Burimi i lajmit: lajmpress.org
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.