Gjendjet i vdekur një burrë në Restelicë të Dragashit
Një burrë është gjetur pa shenja jete në Restelicë të Dragashit, ka njoftuar policia. Trupi i viktimës është dërguar për obduksion, ndërsa policia tha se po e heton rastin. “Restelicë, Dragash 30.12.2025-14:00. Raportohet se është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar


Një burrë është gjetur pa shenja jete në Restelicë të Dragashit, ka njoftuar policia.
Trupi i viktimës është dërguar për obduksion, ndërsa policia tha se po e heton rastin.
“Restelicë, Dragash 30.12.2025-14:00. Raportohet se është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion”.
