Gjesti pranon parashutën e dytë si surprizë emocionuese, tregohen shifrat marramendëse që ka marrë në klikime
Pas surprizës së parë, një tjetër dron ka mbërritur sot në oborrin e shtëpisë së Big Brother VIP Albania, dedikuar Gjestit. Në parashutën e dytë shkruhej “Tetë miliardë”, një mesazh që simbolizon numrin e madh të klikimeve online që ka gjeneruar ai gjatë rrugëtimit të tij në këtë spektakël. Gjesti, i prekur thellë nga ky […]


Pas surprizës së parë, një tjetër dron ka mbërritur sot në oborrin e shtëpisë së Big Brother VIP Albania, dedikuar Gjestit.
Në parashutën e dytë shkruhej “Tetë miliardë”, një mesazh që simbolizon numrin e madh të klikimeve online që ka gjeneruar ai gjatë rrugëtimit të tij në këtë spektakël.
Gjesti, i prekur thellë nga ky gjest i ndjekësve, nuk i mbajti dot emocionet dhe shpërtheu në lot, duke falënderuar nga zemra të gjithë ata që e kanë mbështetur dhe që kanë bërë të mundur këto surpriza nga ajri.
Të gjithë banorët ishin të habitur nga mesazhi i fuqishëm i parashutës dhe e uruan Gjestin për këtë arritje të madhe.
Ndërkohë, në shtëpi pritet me padurim Prime-i i mbrëmjes, ku do të zhvillohen dinamika të forta dhe pritet një spektakël i jashtëzakonshëm.
Shikuesit janë të entuziazmuar për votimin kokë më kokë mes Valbonës dhe Laertit, ndërsa surprizat dhe tensionet sa vijnë e shtohen në këtë fazë të fundit të garës.