Vetëm 70 përqind e energjisë së konsumuar elektrike është prodhuar në Maqedoninë e Veriut

Maqedonia e Veriut në muajin janar ka arritur të prodhon vetëm 69.7 përqind të energjisë që e ka shpenzuar gjatë muajit, duke ngelur akoma termocentrali si fabrika kryesore për prodhim, transmeton Portalb.mk. “Në janar 2025, konsumi i përgjithshëm sipas llojeve të energjisë është: 775 397 МWh energji elektrike, 43.679 mil. nm3 gaz natyror, 334 316 ton […]

Mars 26, 2025 - 00:00
 0  6
Vetëm 70 përqind e energjisë së konsumuar elektrike është prodhuar në Maqedoninë e Veriut
Rrymë elektrike, EVN, foto: Suad Bajrami

Maqedonia e Veriut në muajin janar ka arritur të prodhon vetëm 69.7 përqind të energjisë që e ka shpenzuar gjatë muajit, duke ngelur akoma termocentrali si fabrika kryesore për prodhim, transmeton Portalb.mk.

“Në janar 2025, konsumi i përgjithshëm sipas llojeve të energjisë është: 775 397 МWh energji elektrike, 43.679 mil. nm3 gaz natyror, 334 316 ton qymyr dhe 82 785 ton produkte nafte”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave.

Më së shumti energji elektrike është prodhuar te termocentralet (41.4 %), termocentralet e kombinuara (29.1 %0, hidrocentralet (24.4 %), panelet solare (2.4 %), turbinat e erës (2.3 %) dhe bimët biogaz (0.2 %).