Gjuriq: Jemi duke punuar në mënyrë aktive kundër regjimit të Albin Kurtit

Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Marko Gjuriq, ka deklaruar se kryeministri i Kosovës Albin Kurti përfaqëson një “shembull të keq të nxënësit të ideologjive totalitare”, përcjell lajmin portali online kosovar Gazeta Minuti. Sipas tij...

Prill 30, 2026 - 13:35
Gjuriq: Jemi duke punuar në mënyrë aktive kundër regjimit të Albin Kurtit

Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Marko Gjuriq, ka deklaruar se kryeministri i Kosovës Albin Kurti përfaqëson një “shembull të keq të nxënësit të ideologjive totalitare”, përcjell lajmin portali online kosovar Gazeta Minuti.

Sipas tij, nuk ekziston asnjë arsye kredibile që Serbia të besojë se “shpërblimi” i qeverisë së Kurtit nuk do të çonte në politika edhe më represive ndaj Serbisë.

Gjuriq këto komente siç thuhet kohë më parë i ka përcjellë në një intervistë për “Newsmax Balkans”, duke shtuar se Serbia kundërshton dhe po punon aktivisht që të mos lejojë, siç tha ai, “veprimet e njëanshme të regjimit të Kurtit” të shpërblehen në arenën ndërkombëtare.

Ai ka paralajmëruar gjithashtu vazhdim të aktivitetit diplomatik të Serbisë në arenën ndërkombëtare për mbrojtjen e pozicionit të saj./Gazeta Minuti

The post Gjuriq: Jemi duke punuar në mënyrë aktive kundër regjimit të Albin Kurtit appeared first on InfoShqip.com.


Burimi i lajmit: infoshqip.com
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.