Gjykata Kushtetuese i hap dyert, çdo muaj takime me qytetarët
Shkup, 15 shkurt – Gjykata Kushtetuese në Maqedoninë e Veriut do të mbajë takime me qytetarët çdo të enjten e parë të muajit. Qëllimi i këtyre takimeve është që puna… The post Gjykata Kushtetuese i hap dyert, çdo muaj takime me qytetarët first appeared on Agjencia e Lajmeve - Zhurnal.mk.
Shkup, 15 shkurt – Gjykata Kushtetuese në Maqedoninë e Veriut do të mbajë takime me qytetarët çdo të enjten e parë të muajit.
Qëllimi i këtyre takimeve është që puna e Gjykatës Kushtetuese t’u afrohet qytetarëve, të rritet ndërgjegjësimi për të drejtat e garantuara me Kushtetutë, si dhe të sqarohet mënyra e paraqitjes së rregullt të parashtresave në Gjykatë.
“Kjo është një mundësi unike që çdo qytetar të njihet nga afër me kompetencat, procedurat dhe rëndësinë e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese në mbrojtje të të drejtave dhe lirive të të gjithë qytetarëve”, thanë nga Gjykata Kushtetuese.
Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë për pjesëmarrje në adresën elektronike: [email protected]
Për çdo pyetje në dispozicion është edhe numri i telefonit +389 2 322 3626.
The post Gjykata Kushtetuese i hap dyert, çdo muaj takime me qytetarët first appeared on Agjencia e Lajmeve - Zhurnal.mk.
