Goditet me veturë fëmija 7 vjeç në Tetovë, shoferi largohet nga vendi i ngjarjes
SPB Tetovë njofton se dje ka ndodhur një aksident në rrugën “Bllagoja Toska”, ku një automjet ka goditur një fëmijë dhe pastaj është larguar nga vendi i ngjarjes. “Më datë 02.11.2025 në orën 16:00 në SPB Tetovë është denoncuar se në bulevardin „Bllagoja Toska“ në Tetovë, një automjet i pasagjerëve ka goditur një fëmijë shtatëvjeçar-këmbësor
 

SPB Tetovë njofton se dje ka ndodhur një aksident në rrugën “Bllagoja Toska”, ku një automjet ka goditur një fëmijë dhe pastaj është larguar nga vendi i ngjarjes.
“Më datë 02.11.2025 në orën 16:00 në SPB Tetovë është denoncuar se në bulevardin „Bllagoja Toska“ në Tetovë, një automjet i pasagjerëve ka goditur një fëmijë shtatëvjeçar-këmbësor nga Tetova, pas çka shoferi me automjet është larguar nga vendi i ngjarjes.
Në aksident i mituri ka pësuar lëndime të rënda trupore, të konstatuara në Spitalin Klinik Tetovë.
Është kryer këqyrje nga ekipi i SPB Tetovë dhe po ndërmerren masa për gjetjen e shoferit dhe për zbardhjen e plotë të rastit”, thonë nga SPB Tetovë.
   
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 