Goditje për Scudetto: Inter transferon yllin 50 milionësh në merkaton e janarit

Inter ka gati goditjen e madhe për merkaton e janarit. Skuadrat e mëdha europiane nuk shqetësohen vetëm për rezultatet e fushës, por edhe për merkaton e janarit. Mes skuadrave më aktive është edhe Milani me drejtuesit që kanë piketuar përforcimin e parë për afatin dimëror. Sipas Calciomercato, Inter synon transferimin e mesfushorit të Atalantës, Ederson […]

Nëntor 29, 2025 - 21:00
 0
Goditje për Scudetto: Inter transferon yllin 50 milionësh në merkaton e janarit

Inter ka gati goditjen e madhe për merkaton e janarit.

Skuadrat e mëdha europiane nuk shqetësohen vetëm për rezultatet e fushës, por edhe për merkaton e janarit.

Mes skuadrave më aktive është edhe Milani me drejtuesit që kanë piketuar përforcimin e parë për afatin dimëror.

Sipas Calciomercato, Inter synon transferimin e mesfushorit të Atalantës, Ederson në merkaton e janarit.

Ederson ishte në orbitën e disa skuadrave të mëdha gjatë verës, por Atalanta kërkonte mbi 60 milionë euro për kartonin e brazilianit.

Agjenti i Ederson, ka deklaruar se Atalanta mund ta lërë të lirë në janar, për vetëm 30 milionë euro, pasiqë kontrata i skadon në vitin 2027.

Inter synon të përfitojë nga kjo mundësi dhe zikaltërit janë të gatshëm të ofrojnë 30 milionë euro në janar.