Gostivar, Vrapçisht, Qendër Zhupë dhe Mavrovë- Rostushë, jashtë garës për shkak të mungesës së censusit

Të dielën, më 2 nëntor, në Maqedoninë e Veriut do të zhvillohet rrethi i dytë i zgjedhjeve lokale, ndërsa nga ky raund do të përjashtohen katër komuna në të cilat The post Gostivar, Vrapçisht, Qendër Zhupë dhe Mavrovë- Rostushë, jashtë garës për shkak të mungesës së censusit appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Nëntor 1, 2025 - 12:30
 0
Gostivar, Vrapçisht, Qendër Zhupë dhe Mavrovë- Rostushë, jashtë garës për shkak të mungesës së censusit

Të dielën, më 2 nëntor, në Maqedoninë e Veriut do të zhvillohet rrethi i dytë i zgjedhjeve lokale, ndërsa nga ky raund do të përjashtohen katër komuna në të cilat nuk u arrit pjesëmarrja e nevojshme e qytetarëve në raundin e parë. Bëhet fjalë për komunat Gostivar, Vrapçisht, Qendër Zhupë dhe Mavrovë e Rostushë, ku nuk u përmbush censusi ligjor prej të paktën një të tretës (33.33%) të votuesve të regjistruar.

Sipas Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ), pjesëmarrja në këto komuna ishte si vijon:

  • Gostivar – 33.31%
  • Vrapçisht – 25.18%
  • Mavrovë dhe Rostushë – 30.31%
  • Qendër Zhupë – 21.49%

Në bazë të nenit 132, paragrafi (2) të Kodit Zgjedhor, nëse në raundin e parë të zgjedhjeve për kryetar komune nuk del në votim së paku një e treta e trupit votues, e gjithë procedura zgjedhore përsëritet.

Ndërkaq, neni 132-a i Kodit Zgjedhor përcakton se zgjedhjet e përsëritura duhet të mbahen jo më vonë se 60 ditë pas publikimit të rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve lokale, dhe në to nuk zbatohet kushti për dalje minimale prej një të tretës së votuesve.

Kjo do të thotë se për komunat Gostivar, Vrapçisht, Qendër Zhupë dhe Mavrovë e Rostushë, i gjithë procesi zgjedhor do të përsëritet nga fillimi, ndërsa KSHZ do të caktojë një datë të re brenda afatit ligjor prej 60 ditësh.

Rezultatet përfundimtare për 44 komuna, KSHZ-i i shpalli më 28 tetor 2025, duke shënuar përmbylljen e fazës së parë të procesit zgjedhor.

Kujtojmë se Maqedonia e Veriut më 19 tetor 2025 mbajti zgjedhjet e teta lokale që nga pavarësia e shtetit, në të cilat u votua për kryetarë komunash dhe këshilla komunalë në 81 njësi të vetëqeverisjes lokale – në 80 komuna dhe në Qytetin e Shkupit.

The post Gostivar, Vrapçisht, Qendër Zhupë dhe Mavrovë- Rostushë, jashtë garës për shkak të mungesës së censusit appeared first on Flaka, në çdo lajm... .