“Media respektojë heshtjen zgjedhore”

Nga mesnata ka filluar heshtja zgjedhore, e cila do të zgjasë deri më 2 nëntor 2025 në orën 19:00, njofton Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuale. Sipas Agjencisë, gjatë periudhës së heshtjes The post “Media respektojë heshtjen zgjedhore” appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Nëntor 1, 2025 - 12:30
 0
“Media respektojë heshtjen zgjedhore”

Nga mesnata ka filluar heshtja zgjedhore, e cila do të zgjasë deri më 2 nëntor 2025 në orën 19:00, njofton Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuale.

Sipas Agjencisë, gjatë periudhës së heshtjes mediat mund të vazhdojnë të raportojnë për procesin zgjedhor dhe për rrjedhën e votimit, por nuk lejohet asnjë formë e paraqitjes mediatike zgjedhore.

  • “Nëse gjatë ditëve të heshtjes zgjedhore mediat transmetojnë ose publikojnë çfarëdo informacioni, fotografie, materiali audio apo audiovizual që lidhet me ose përfshin pjesëmarrës në zgjedhje; apo çdo formë raportimi që hapur ose fshehurazi mund të ndikojë në vendimin e votuesve; si edhe të dhëna që zbulojnë identitetin e subjekteve politike ose individëve të përfshirë në incidente apo parregullsi gjatë ditës së votimit — kjo do të konsiderohet si shkelje e heshtjes zgjedhore,” thuhet në njoftimin e AShMAA-së.

Në komunikatën e saj, Agjencia apelon që të gjitha mediat ta përshtatin programin e tyre në përputhje me rregullat e heshtjes zgjedhore.

The post “Media respektojë heshtjen zgjedhore” appeared first on Flaka, në çdo lajm... .