Gostivari dhe komuniteti shqiptar humbin Xhelil Tairin, deputetin e parë pluralist shqiptar

Mbrëmë, më 29 janar 2026, u nda nga jeta Xhelil Tairi, një figurë e respektuar politike dhe kontribuues i shquar i çështjes kombëtare të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut. Tairi The post Gostivari dhe komuniteti shqiptar humbin Xhelil Tairin, deputetin e parë pluralist shqiptar appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Jan 30, 2026 - 08:30
 0
Gostivari dhe komuniteti shqiptar humbin Xhelil Tairin, deputetin e parë pluralist shqiptar

Mbrëmë, më 29 janar 2026, u nda nga jeta Xhelil Tairi, një figurë e respektuar politike dhe kontribuues i shquar i çështjes kombëtare të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut. Tairi do të mbahet mend si një nga deputetët e parë shqiptarë në Parlamentin e Maqedonisë së Veriut pas pluralizmit politik në fillim të viteve 1990, shkruan Gazeta Flaka

Xhelil Tairi lindi në vitin 1955 në fshatin Tërnovë, Komuna e Gostivarit. Pas përfundimit të Fakultetit të Ekonomisë, ai punoi si menaxher i degës së ndërmarrjeve të vogla në Komunën e Gostivarit, ku u dallua për profesionalizmin dhe angazhimin e tij qytetar.

Në periudhën 1991–1994, Tairi shërbeu si deputet në Parlamentin e Maqedonisë së Veriut, si pjesë e Partisë për Prosperitet Demokratik (PPD). Gjatë këtij mandati, ai kontribuoi në avancimin e të drejtave dhe çështjeve të komunitetit shqiptar dhe u dallua për vizionin e tij politik dhe angazhimin për zhvillimin kombëtar dhe demokratik të shqiptarëve.

Pavarësisht përfundimit të mandatit parlamentar, Tairi vazhdoi të ishte aktiv në çështje lokale, sociale dhe kulturore, duke mbajtur një profil të respektuar publik dhe duke mbështetur iniciativa për zhvillimin e komunitetit shqiptar në Gostivar dhe më gjerë. Ai njihej si një figurë me integritet dhe përkushtim ndaj shoqërisë dhe kombin.

Ngushëllime publike:

  • Valbon Limani, kryetar i Komunës së Gostivarit: “Me dhimbje morëm lajmin për ndarjen nga jeta të Xhelil Tairit, një figurë e rëndësishme politike dhe kontribuues i çmuar në vendosjen e themeleve të politikëbërjes shqiptare. Shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta për familjen e respektuar Tairi, miqtë dhe të gjithë ata që e njohën. Zoti e pastë afër dhe i dhëntë prehje shpirtit të tij.”
  • Valdet Xhaferi, kryesues i Këshillit Komunal: “Me dhimbje të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të Xhelil Tairit, një figurë e respektuar dhe kontribuues i çështjes kombëtare. Kujtimi për të do të jetojë në veprat dhe gjurmën që la pas. Ngushëllime të sinqerta familjes, të afërmve, miqve dhe gjithë atyre që e njohën. U prehtë në paqe.”
  • Muhamet Tairi, ish-deputet: “Sot ndahet nga jeta djali i axhës tonë, Xhelil Tairi. Zoti e mëshiroftë dhe e shpërbleftë me Xhenet!”
  • Shpresim Tairi, këshilltar komunal dhe familjar: “Me pikëllim të thellë e zemër të thyer, ju njoftojmë se sot u nda nga jeta Xhelil Tairi, ai ia dorëzoi shpirtin Krijuesit në moshën 71-vjeçare. Falja e xhenazes do të bëhet tek Xhamia e Sahatit, ndërsa varrimi do të kryhet tek Varrezat e Reja, Gostivar, të premten më 30 janar 2026, pas namazit të iqindisë.”
  • Profesor Vullnet Tairi: “Të Allahut jemi dhe tek Ai do të kthehemi! Me pikëllim të thellë familjar, miq e dashamirë, ju njoftojmë se xhaxhai ynë Xhelil Tairi ndërroi jetë. Veprimtaria dhe kujtimi për të qoftë i përjetshëm. Allahu e mëshiroftë dhe shpërbleftë me Xhenet!”

Redaksia e Gazetës Flaka i shpreh ngushëllimet më të thella familjes Tairi dhe gjithë komunitetit për humbjen e një figure të shquar kombëtare dhe qytetare. Kujtimi i Xhelil Tairit do të mbetet i gjallë si shembull i përkushtimit, shërbimit dhe kontributit të palodhur për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut. Gazeta Flaka

The post Gostivari dhe komuniteti shqiptar humbin Xhelil Tairin, deputetin e parë pluralist shqiptar appeared first on Flaka, në çdo lajm... .