“Gruevski nuk mund më të fshihet në Budapest”, thotë Filipçe

Lideri i LSDM-së Venko Filipçe, përmes një postimi në rrjetin social X, ka reaguar ndaj humbjes zgjedhore të Viktor Orbán në Hungaria, duke e cilësuar atë si fund të një “regjimi jodemokratik”. “Sonte Hungaria tha MJAFT! Regjimi jodemokratik i Orbanit ra – ashtu siç kemi paralajmëruar prej muajsh”, ka shkruar Filipçe. Ai shtoi se me […]

Prill 13, 2026 - 09:30
“Gruevski nuk mund më të fshihet në Budapest”, thotë Filipçe

Lideri i LSDM-së Venko Filipçe, përmes një postimi në rrjetin social X, ka reaguar ndaj humbjes zgjedhore të Viktor Orbán në Hungaria, duke e cilësuar atë si fund të një “regjimi jodemokratik”.

“Sonte Hungaria tha MJAFT! Regjimi jodemokratik i Orbanit ra – ashtu siç kemi paralajmëruar prej muajsh”, ka shkruar Filipçe.

Ai shtoi se me këtë zhvillim, siç pretendon ai, VMRO-DPMNE mbetet pa “aleatin e saj të vetëm në BE”, duke përmendur gjithashtu çështje që lidhen me ish-kryeministrin Nikola Gruevski.

Në të njëjtin postim, Filipçe deklaroi gjithashtu se “po bien regjimet autokratike” dhe se, sipas tij, radhën e kanë liderë të tjerë në rajon dhe më gjerë.