Gucati: Kurti i çoi të fala vetëm Selimit, neve të tjerëve jo
Ish-kreu i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës për trajtimin e të burgosurve në Hagë, duke thënë se shteti nuk ka bërë asgjë për ata që po mbahen në paraburgim nga Gjykata Speciale, përveç mbulimit të shpenzimeve ligjore dhe vizitave familjare. Gucati ka theksuar se Qeveria ka dështuar në aspektin humanitar dhe se
Ish-kreu i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës për trajtimin e të burgosurve në Hagë, duke thënë se shteti nuk ka bërë asgjë për ata që po mbahen në paraburgim nga Gjykata Speciale, përveç mbulimit të shpenzimeve ligjore dhe vizitave familjare.
Gucati ka theksuar se Qeveria ka dështuar në aspektin humanitar dhe se nuk ka mbështetur të burgosurit, përveç pagesave të shpenzimeve ligjore për avokatët, të cilat, sipas tij, janë financuar nga taksapaguesit e Kosovës.
“Po flasim për një vendim që qeveritë e kaluara e kanë marrë, ku është rënë dakord që shteti i Kosovës t’i paguajë avokatët. Ky vendim është për qytetarët e Kosovës, nuk është që Albini apo Albulena po e paguajnë nga xhepi i tyre”, ka theksuar Gucati.
Për kryeministrin Albin Kurti, Gucati ka theksuar se ishte i dëshpëruar që nuk pati asnjë vizitë nga ai në Hagë, ndërkohë që Rexhep Selimi kishte marrë përshëndetje.
“I dëshpëruar edhe më shumë kur Rexhep Selimit i thotë të fala e neve s’na qon. Nuk i ka bërë nderë gjeneralit Rexhep Selimit…Rexhep Selimit i qon të fala e neve të shtatëve nuk na qon të fala. Mos mujsh me ja përmend emnin Hysni Gucatit, bëri të fala shokëve të Rexhës, kjo ka mujt të jetë. E kjo përtej dëshpërimit o… qa o ma e keqja, zëvendëskryeministri i Kurtit, Bisnik Bislimi vinte në vizitë tinëzare”, ka deklaruar ai.
“Mos të ishte Ramush Haradinaj, ne nuk do ta kishim as avokatin, ai mori një vendim që na ndihmoi”, ka theksuar Gucati, duke falënderuar Haradinajn për mbështetjen që ai dha në momentet më të vështira për të dhe Nasim Haradinajn./telegrafi/