Kryeziu: Skandal i Konsullatës së Kosovës në Shtutgart që bëri organizim për pavarësi me Qendrën Islame Shqiptare

Ismet Kryeziu nga DnV e ka quajtur skandal organizimin e festës për 17-vjetorin e Pavarësisë që Konsullata e Kosovës në Shtutgart e ka bërë në bashkëpunim me Qendrën Islame Shqiptare. Ai thotë se Pavarësia e Kosovës është festë kombëtare, jo fetare. Kryeziu deklaron se pavarësia duhet të shënohet nga përfaqësitë diplomatike në mënyrë institucionale, pa

shkurt 19, 2025 - 01:00
 0  5
Kryeziu: Skandal i Konsullatës së Kosovës në Shtutgart që bëri organizim për pavarësi me Qendrën Islame Shqiptare
kryeziu:-skandal-i-konsullates-se-kosoves-ne-shtutgart-qe-beri-organizim-per-pavaresi-me-qendren-islame-shqiptare

kryeziu:-skandal-i-konsullates-se-kosoves-ne-shtutgart-qe-beri-organizim-per-pavaresi-me-qendren-islame-shqiptare

Ismet Kryeziu nga DnV e ka quajtur skandal organizimin e festës për 17-vjetorin e Pavarësisë që Konsullata e Kosovës në Shtutgart e ka bërë në bashkëpunim me Qendrën Islame Shqiptare. Ai thotë se Pavarësia e Kosovës është festë kombëtare, jo fetare.

Kryeziu deklaron se pavarësia duhet të shënohet nga përfaqësitë diplomatike në mënyrë institucionale, pa involvuar organizata fetare.

“Ky është një skandal i llojit të vet, ku një institucion shtetëror bashkëpunon me një institucion fetar për të organizuar dhe shënuar një ngjarje shtetërore”, shprehet Kryeziu.

“Pavarësia e Kosovës është ngjarje kombëtare, jo fetare, dhe si e tillë duhet të shënohet nga përfaqësitë diplomatike në mënyrë institucionale, pa involvuar organizata fetare. Ky është një precedent i rrezikshëm dhe një dështim i institucioneve tona diplomatike jashtë vendit”, shton ai.

Kryeziu ka kritika ndaj ambasadorëve e konsujve që sipas tij “nuk e dinë as vetë se çfarë përfaqësojnë dhe cili është misioni i tyre”.