Hamza Kurtishi zgjidhet kryetar i nëndegës Bajnicë e Epërme në kuadër të BDI-së në Gostivar

Hamza Kurtishi është zgjedhur sot kryetar i nëndegës Bajnicë e Epërme, në kuadër të Degës së Bashkimit Demokratik për Integrim në Gostivar. Kurtishi është jurist i diplomuar dhe magjistër në The post Hamza Kurtishi zgjidhet kryetar i nëndegës Bajnicë e Epërme në kuadër të BDI-së në Gostivar appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Prill 23, 2026 - 13:30
Hamza Kurtishi zgjidhet kryetar i nëndegës Bajnicë e Epërme në kuadër të BDI-së në Gostivar

Hamza Kurtishi është zgjedhur sot kryetar i nëndegës Bajnicë e Epërme, në kuadër të Degës së Bashkimit Demokratik për Integrim në Gostivar.

Kurtishi është jurist i diplomuar dhe magjistër në fushën e së drejtës penale. Karrierën profesionale e ka nisur në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut, ku ka punuar nga viti 2014 deri në vitin 2018. Që nga viti 2018, ai ushtron detyrën e bashkëpunëtorit profesional gjyqësor në Gjykatën Themelore në Gostivar.

Paralelisht me angazhimin profesional, ai është aktiv në Bashkimin Demokratik për Integrim që nga viti 2012, duke qenë pjesë e strukturave partiake për më shumë se një dekadë.

The post Hamza Kurtishi zgjidhet kryetar i nëndegës Bajnicë e Epërme në kuadër të BDI-së në Gostivar appeared first on Flaka, në çdo lajm... .