Haradinaj: Historia ka treguar se gruaja shqiptare ka qenë gjithmonë shtylla e familjes dhe shoqërisë

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka uruar 8 Marsin, Ditën e Gruas. Në një postim në Facebook, Haradinaj thotë se historia ka treguar që gruaja shqiptare qenë gjithmonë shtylla e familjes dhe shoqërisë, duke qëndruar e palëkundur përballë sfidave të kohërave. “Historia jonë ka treguar se gruaja shqiptare ka qenë gjithmonë shtylla e familjes dhe

Mars 8, 2025 - 17:00
 0  8
Haradinaj: Historia ka treguar se gruaja shqiptare ka qenë gjithmonë shtylla e familjes dhe shoqërisë
haradinaj:-historia-ka-treguar-se-gruaja-shqiptare-ka-qene-gjithmone-shtylla-e-familjes-dhe-shoqerise

haradinaj:-historia-ka-treguar-se-gruaja-shqiptare-ka-qene-gjithmone-shtylla-e-familjes-dhe-shoqerise

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka uruar 8 Marsin, Ditën e Gruas.

Në një postim në Facebook, Haradinaj thotë se historia ka treguar që gruaja shqiptare qenë gjithmonë shtylla e familjes dhe shoqërisë, duke qëndruar e palëkundur përballë sfidave të kohërave.

“Historia jonë ka treguar se gruaja shqiptare ka qenë gjithmonë shtylla e familjes dhe shoqërisë, duke qëndruar e palëkundur përballë sfidave të kohërave. Përparimi i pozitës së gruas në shoqërinë tonë është një arritje e rëndësishme, por ende mbetet punë për të bërë. Është përgjegjësi e përbashkët që të angazhohemi për një shoqëri ku gratë gëzojnë barazi të plotë dhe mundësi të drejta. Urime 8 Marsin”, ka shkruar Haradinaj.