Presidentja Musar, ushtarëve në KFOR: Kosova dhe BP, shumë të rëndësishme për Slloveninë

Presidentja e Sllovenisë/Komandantja e Përgjithshme e Forcave të Mbrojtjes, Natasha Pirc Musar dhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura sllovene, gjenerallejtënant Robert Glavash, vizituan pjesëtarët e kontingjentit të 50-të të Forcave të Armatosura të Sllovenisë që veprojnë në operacionin e KFOR-it në Kosovë. Krahas takimeve dhe bisedimeve me shtabin komandues të këtij

dhjetor 18, 2024 - 19:00
 0  5
Presidentja Musar, ushtarëve në KFOR: Kosova dhe BP, shumë të rëndësishme për Slloveninë
presidentja-musar,-ushtareve-ne-kfor:-kosova-dhe-bp,-shume-te-rendesishme-per-sllovenine

presidentja-musar,-ushtareve-ne-kfor:-kosova-dhe-bp,-shume-te-rendesishme-per-sllovenine

Presidentja e Sllovenisë/Komandantja e Përgjithshme e Forcave të Mbrojtjes, Natasha Pirc Musar dhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura sllovene, gjenerallejtënant Robert Glavash, vizituan pjesëtarët e kontingjentit të 50-të të Forcave të Armatosura të Sllovenisë që veprojnë në operacionin e KFOR-it në Kosovë.

Krahas takimeve dhe bisedimeve me shtabin komandues të këtij operacioni, presidentja sllovene vizitën e shfrytëzoi edhe për t’u shoqëruar me pjesëtarë të FA të Sllovenisë para festave të Krishtlindjes dhe Vitit të Ri dhe festës kombëtare të Ditës së Pavarësisë dhe Unitetit.

Siç njofton presidenca sllovene, në bazën ushtarake “Film City” në Prishtinë, Pirc Musar u prit fillimisht nga komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Enrico Barduani.

Presidentja sllovene diskutoi për kontributin e vendit të saj në operacionin paqeruajtës në Kosovë, si dhe për detyrat operative, planet e ardhshme dhe situatën aktuale të sigurisë në rajon.

Në vazhdim të vizitës ajo u takua edhe me komandantin e kontingjentit të 50-të slloven të FA të Sllovenisë në Kosovë, nënkolonelin Iztok Stavanja.

Gjatë bisedimeve, siç thuhet në komunikatë, ajo u njoh me misionin dhe detyrat e kontingjentit dhe situatën në zonën e operacionit.

“Kosova dhe rajoni më i gjerë i Ballkanit Perëndimor janë të një rëndësie të madhe strategjike për Slloveninë. Për të arritur stabilitet të qëndrueshëm në të gjithë rajonin, nevojitet mbështetje e mëtejshme nga bashkësia ndërkombëtare, ku operacioni i KFOR-it është një nga shtyllat më të rëndësishme”, tha ajo, raporton Klankosova.tv.

Me rastin e takimit me ushtarët sllovenë, presidentja sllovene theksoi se çdo ditë më shumë se 300 ushtarë sllovenë në Ballkanin Perëndimor, Lindjen e Mesme, Evropën Lindore dhe gjetkë sigurojnë stabilitetin dhe respektin për të drejtën ndërkombëtare.

“Kjo është një përgjegjësi që jo të gjithë janë në gjendje ta bëjnë. Si anëtarë të Forcave të Armatosura Sllovene, ju jeni një mbrojtës i multilateralizmit, një shtyllë paqeje dhe një gardian i palëkundur i njerëzimit në botë. Ushtarët nuk i nisin luftërat, por ato nisin nga politikanë të paarsyeshëm që nuk shkelin kurrë në vijën e parë të frontit ose në vijë të frontit”.

“Më trishton shumë që shumë familje dhe fëmijë në mbarë botën do t’i kalojnë pushimet në rrënoja, varre ose në strehimore. Ju keni zgjedhur një profesion fisnik të bazuar në vlera të rëndësishme shoqërore, si respektimi i të drejtave dhe lirive të njeriut, shoqëria, dashuria për atdheun, humanizmi, solidariteti. Ju i mbroni dhe i ushqeni këto vlera në një mjedis ndërkombëtar për më shumë se 25 vjet. Gjatë viteve, ju keni mbështetur institucionet dhe forcat e sigurisë në operacionet dhe misionet ndërkombëtare në ruajtjen e sigurisë dhe stabilitetit dhe keni ndihmuar popullatën vendase me projekte”, është shprehur Komandantja e Përgjithshme e FA të Sllovenisë, Natash Pirc Musar.

Ajo theksoi gjithashtu se pjesëtarë të FA sllovene janë gjithmonë ata që me nder dhe përgjegjësi e veshin uniformën dhe bartin flamurin slloven në përputhje me betimin për mbrojtjen e atdheut.

“Njerëzit kanë shumë besim tek ju sepse ne e dimë se ne gjithmonë mund të llogarisim tek ju. Unë jam kujdesur vazhdimisht që gjatë shërbimit tuaj jashtë vendit, të gëzoni besimin edhe të kolegëve tuaj ndërkombëtarë në KFOR dhe misione të tjera, si dhe të përfaqësuesve të komuniteteve lokale. Unë vetë marr shumë lavdërime nga bashkëbiseduesit e ndryshëm për punën tuaj. Gjithmonë i pranoj me krenari, duke e ditur se janë thënë sinqerisht”, shtoi ajo.

Vizitën e saj në bazën ushtarake në Prishtinë ajo do ta përmbyll me pjesëmarrjen në një koncert të grupit muzikor të Forcave të Armatosura Sllovene “Naboj”, kushtuar ushtarëve në mision në Kosovë.