Haxhi Avdyli për LDK-në: Cakërruan vezët me kryepopin serb, nuk po takohen me Kurtin
Deputeti Haxhi Avdyli ka thënë se ish-kolegët e tij nga Lidhja Demokratike e Kosovës, më parë takohen me klerikët serbë sesa me kryeministrin në detyrë Albin Kurti. Duke folur për refuzimin e LDK-së që të takohet me Kurtin për bllokadën në Kuvend, Avdyli ka përmendur takimin mes nënkryetarit të LDK-së, Gazmend Muhaxheri me patriarkun serb


Deputeti Haxhi Avdyli ka thënë se ish-kolegët e tij nga Lidhja Demokratike e Kosovës, më parë takohen me klerikët serbë sesa me kryeministrin në detyrë Albin Kurti.
Duke folur për refuzimin e LDK-së që të takohet me Kurtin për bllokadën në Kuvend, Avdyli ka përmendur takimin mes nënkryetarit të LDK-së, Gazmend Muhaxheri me patriarkun serb Profirije.
“Ka probleme të brendshme [LDK-ja] sepse të thuhet se nuk takohet me partitë shqiptare është shumë e neveritshme, në të njëjtën kohë nënkryetari i kësaj partie cakërron vezët me kryepopin serb që mohon shtetin e Kosovës dhe shkon direkt në Moskë për t’u takuar me Putinin dhe kërkon nga ai që të na ndihmojë ta kthejmë Kosovën, duke i zhdukur shqiptarët, gatishmëria e tyre është shumë e lehtë që të takohen me shovenistin serb dhe nuk takohen me kryeministrin në detyrë”, ka thënë Avdyli në ATV.
“Nëse janë duke më dëgjuar ju them marre ju qoftë”, ka thënë ai.
Gjatë kësaj interviste, Avdyli është shprehur i bindur se u mungon vetëm një votë për ta votuar Albulena Haxhiun si kryetare të Kuvendit të Kosovës.
Ai ka thënë këtë duke u mbështetur në votat e Nismës, ani pse tha se nuk ka marrëveshje zyrtare mes Vetëvendosjes dhe Nismës.