Haziri fton qytetarët në ditën e 19-të të protestës: Nuk ndalemi, votojeni ligjin!

Organizatori i protestave “Jo në emrin tim”, Çlirim Haziri, ka ftuar qytetarët të mblidhen sonte, nga ora 19:00, në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, në ditën e 19-të të protestës. Përmes një postimi, Haziri ka përsëritur kërkesën për voti...

tetor 4, 2026 - 14:00
Haziri fton qytetarët në ditën e 19-të të protestës: Nuk ndalemi, votojeni ligjin!

Organizatori i protestave “Jo në emrin tim”, Çlirim Haziri, ka ftuar qytetarët të mblidhen sonte, nga ora 19:00, në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, në ditën e 19-të të protestës.

Përmes një postimi, Haziri ka përsëritur kërkesën për votimin e ndryshimeve në Ligjin për Dhomat e Specializuara.

“Nuk lodhemi. Nuk ndalemi. Kërkesa jonë është e qartë: VOTOJENI LIGJIN!”, ka shkruar ai.

Haziri e ka përmbyllur ftesën me mesazhin: “Për UÇK-në. Për drejtësi. Shihemi në shesh!”.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.