Hisen Berisha: Çdo qeveri që vjen nga VV është vazhdim i zhbërjes kushtetuese të Kosovës
Ish-deputeti Hisen Berisha ka reaguar pas dështimit të formimit të qeverisë Konjufca, duke e cilësuar çdo përpjekje për formimin e qeverisë së re nën ndikimin e Lëvizjes Vetëvendosje si të dëmshme për funksionimin e shtetit. “Votimi i çfarëdo qeverie që vjen si produkt i Lëvizjes Vetëvendosje është votim për misionin e zhbërjes kushtetuese dhe funksionale


Ish-deputeti Hisen Berisha ka reaguar pas dështimit të formimit të qeverisë Konjufca, duke e cilësuar çdo përpjekje për formimin e qeverisë së re nën ndikimin e Lëvizjes Vetëvendosje si të dëmshme për funksionimin e shtetit.
“Votimi i çfarëdo qeverie që vjen si produkt i Lëvizjes Vetëvendosje është votim për misionin e zhbërjes kushtetuese dhe funksionale e institucionale të Kosovës; është votim kundër qëndrimit të SHBA-së për këtë ish-kryeministër të cilin e konsiderojnë jo serioz; është votë për mbajtjen e Kosovës të izoluar nga Bashkimi Evropian dhe është votë për t’i mbajtur në pushtet hajdutët e qeverisë që vjedhin përmes procedurave e akuzojnë pastaj hetuesit”, tha Berisha ./Gazeta10
