Homazhe tek Memoriali “Heroinat” në Ditën e të Mbijetuarve të Dhunës Seksuale në Kosovë

U.d. Presidentja e Republikës së Kosovës, njëherit Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu bashkë më kryeministrin Albin Kurtin dhe me kabinetin qeveritar ka bërë homazhe tek Memoriali “Heroinat”. Sot shënohet Dita Memoriale e të Mbijetuarve të Dhunës Seksuale gjatë Luftës së Fundit në Kosovë. Përmes shënimit të kësaj dite përkujtohen vuajtjet dhe traumat e atyre që

Prill 14, 2026 - 10:00
Homazhe tek Memoriali “Heroinat” në Ditën e të Mbijetuarve të Dhunës Seksuale në Kosovë
homazhe-tek-memoriali-“heroinat”-ne-diten-e-te-mbijetuarve-te-dhunes-seksuale-ne-kosove

homazhe-tek-memoriali-“heroinat”-ne-diten-e-te-mbijetuarve-te-dhunes-seksuale-ne-kosove

U.d. Presidentja e Republikës së Kosovës, njëherit Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu bashkë më kryeministrin Albin Kurtin dhe me kabinetin qeveritar ka bërë homazhe tek Memoriali “Heroinat”.

Sot shënohet Dita Memoriale e të Mbijetuarve të Dhunës Seksuale gjatë Luftës së Fundit në Kosovë. Përmes shënimit të kësaj dite përkujtohen vuajtjet dhe traumat e atyre që kanë përjetuar dhunë seksuale gjatë luftës në Kosovë.

Kjo ditë synon të njohë padrejtësinë e përjetuar dhe traumën si pasojë e krimeve të tilla dhe njëkohësisht të rrisë ndërgjegjësimin për drejtësinë e vonuar dhe luftën kundër stigmës.

Në shënimin e Ditës Memoriale për të Mbijetuarit e Dhunës Seksuale të Luftës –“Ma kthe dritën”, Kuvendi i Kosovës, në ora 17:00, mban seancë solemne.

Ndërkaq 14 prilli është caktuar Ditë e të Mbijetuarve të Dhunës Seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë. Ky vendim do t’i kontribuojë ruajtjes së memories kolektive, ndërsa ka përmendur nevojën e solidarizimit me të mbijetuarit e dhunës seksuale.