Hoxhaj shpreh ngushëllime për vdekjen e Berishës: Ishte një zë i veçantë i diplomacisë në Kosovë
Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka shprehur dhimbjen dhe ngushëllimet e tij për ndarjen e parakohshme nga jeta të ish-zëvendësministrit të Jashtëm dhe ish-ambasadorit, Anton Berisha. Në një postim në rrjetin social Facebook, Hoxhaj e ka vlerësuar lart kontributin e Berishës në diplomacinë e Kosovës, duke e cilësuar atë si një zë të
![Hoxhaj shpreh ngushëllime për vdekjen e Berishës: Ishte një zë i veçantë i diplomacisë në Kosovë](https://orainfo.net/wp-content/uploads/2025/01/708432-hoxhaj-shpreh-ngushellime-per-vdekjen-e-berishes-ishte-nje-ze-i-vecante-i-diplomacise-ne-kosove.jpg)
![hoxhaj-shpreh-ngushellime-per-vdekjen-e-berishes:-ishte-nje-ze-i-vecante-i-diplomacise-ne-kosove](https://orainfo.net/wp-content/uploads/2025/01/708432-hoxhaj-shpreh-ngushellime-per-vdekjen-e-berishes-ishte-nje-ze-i-vecante-i-diplomacise-ne-kosove.jpg)
Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka shprehur dhimbjen dhe ngushëllimet e tij për ndarjen e parakohshme nga jeta të ish-zëvendësministrit të Jashtëm dhe ish-ambasadorit, Anton Berisha.
Në një postim në rrjetin social Facebook, Hoxhaj e ka vlerësuar lart kontributin e Berishës në diplomacinë e Kosovës, duke e cilësuar atë si një zë të veçantë në momente vendimtare për shtetformimin e vendit.
“Me dhimbje mora lajmin për ndarjen e parakohshme nga jeta të ish-zëvendësministrit dhe ish-ambasadorit, Anton Berisha. Mirënjohës për kontributin e tij në përfaqësimin e Kosovës dhe mbrojtjen e interesave të saj, si një zë i veçantë i diplomacisë në një kohë vendimtare për shtetformimin e Kosovës. Ngushëllime të sinqerta familjes dhe miqve. Pushoftë në paqe!”, shkroi Hoxhaj në statusin e tij.