Hungari/ Orbán pranon disfatën, uron opozitën për fitoren
Një kthesë historike është konfirmuar në Hungari. Kryeministri në largim, Viktor Orbán, ka uruar liderin e opozitës Péter Magyar për fitoren në zgjedhjet parlamentare. You May Like Чуден трик против брадавици и папиломи – обидете се! Lajmi është bërë publik nga vetë Magyar përmes një postimi në rrjetet sociale, duke konfirmuar kështu përfundimisht rezultatin që […]
Një kthesë historike është konfirmuar në Hungari. Kryeministri në largim, Viktor Orbán, ka uruar liderin e opozitës Péter Magyar për fitoren në zgjedhjet parlamentare.
You May Like
Чуден трик против брадавици и папиломи – обидете се!
Lajmi është bërë publik nga vetë Magyar përmes një postimi në rrjetet sociale, duke konfirmuar kështu përfundimisht rezultatin që pritet të sjellë ndryshim pushteti pas më shumë se një dekade e gjysmë qeverisjeje nga Orbán.
Ky zhvillim shënon një moment historik për Hungarinë, pasi pritet t’i japë fund një periudhe 16-vjeçare të dominimit politik nga Fidesz dhe të hapë një kapitull të ri në drejtimin e vendit.
Fitorja e opozitës pritet të ketë ndikim të gjerë, jo vetëm në politikat e brendshme, por edhe në marrëdhëniet me Bashkimi Evropian dhe partnerët ndërkombëtarë.
Detajet mbi formimin e qeverisë së re dhe hapat e parë të opozitës në pushtet pritet të bëhen të ditura në vijim.