Hyrja e bujshme e Atilla Kardesh në Big Brother, Olsa Muhameti: Kam parë dokumentet, ligjërisht nuk kishte ushtruar dhunë ndaj Drenushës

Producentja e BBVK 3, Olsa Muhameti, i ka rrëfyer të gjitha ato që ndodhën në këtë format. Ajo ka folur për situatat që bënë bujë në shtëpi, e një nga to ishte edhe hyrja e Atilla Kardesh. Njerëzit protestuan për hyrjen e tij në Big Brother për faktin se ish-gruaja e tij, Drenusha Latifi, e […]

Mars 18, 2025 - 13:00
 0  3
Hyrja e bujshme e Atilla Kardesh në Big Brother, Olsa Muhameti: Kam parë dokumentet, ligjërisht nuk kishte ushtruar dhunë ndaj Drenushës

Producentja e BBVK 3, Olsa Muhameti, i ka rrëfyer të gjitha ato që ndodhën në këtë format.

Ajo ka folur për situatat që bënë bujë në shtëpi, e një nga to ishte edhe hyrja e Atilla Kardesh.

Njerëzit protestuan për hyrjen e tij në Big Brother për faktin se ish-gruaja e tij, Drenusha Latifi, e denoncoi për dhunë në familje.

Olsa ka sqaruar këtë teksa bën deklaratën e papritur ku thotë se ka parë dokumentet ligjore dhe se ligjërisht Atilla nuk e kishte dhunuar atë.

Tutje thekson që Drenusha nuk kishte kërkuar që ai të largohej nga reality shou.

“Por nuk ishte e vërtetë ajo që transmetohej, për këtë unë nuk kisha frikë. Pra u shqetësova por nuk kisha frikë, sepse nuk ishte e vërtetë ajo që po thuhej”, u shpreh ajo.

Muhameti shtoi: “Pra unë pashë dokumentet ligjore, ligjërisht Atilla nuk e kishte dhunuar Drenushën në momentin që Drenusha nuk e kërkonte largimin e Atillës të gjitha palët ishim shumë okej”.