Hyrja e FSK-së gabimisht në veri, deklarohet KFOR
Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, ka reaguar pas rastit të sotëm, ku njësi të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) u futën gabimisht në veri të vendit, për shkak të ngatërrimit të drejtimit të lëvizjes. Në një përgjigje për Klankosova, KFOR njoftoi se komandanti i tyre, Ozkan Ulutash, zhvilloi një bisedë me komandantin e


Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, ka reaguar pas rastit të sotëm, ku njësi të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) u futën gabimisht në veri të vendit, për shkak të ngatërrimit të drejtimit të lëvizjes.
Në një përgjigje për Klankosova, KFOR njoftoi se komandanti i tyre, Ozkan Ulutash, zhvilloi një bisedë me komandantin e FSK-së, Bashkim Jashari, i cili konfirmoi se devijimi ishte i përkohshëm dhe ndodhi si pasojë e një gabimi.
“Kjo njësia e FSK-së kishte dalë gabimisht për disa minuta nga itinerari i saj dhe është kthyer menjëherë në rrugën fillestare, në jug të Kosovës,” thuhet në komunikatën e KFOR-it.
