I arrestuari i djeshëm te Ambasada Amerikane, dyshohet se ka çrregullime mendore

Të enjten, një segment i rrugës në afërsi të Ambasadës së ShBA-së në Prishtinë ishte bllokuar nga Policia e Kosovës. Ky institucion tha se një person ishte arrestuar aty për shkak të kanosjes. E Prokuroria Themelore në Prishtinë bëri me dije se i arrestuari dyshohet të ketë pasur “çrregullime mendore”. “Ju njoftojmë se me datë 16.10.2025

tetor 17, 2025 - 15:30
 0
I arrestuari i djeshëm te Ambasada Amerikane, dyshohet se ka çrregullime mendore
I arrestuari i djeshëm te Ambasada Amerikane, dyshohet se ka çrregullime mendore

I arrestuari i djeshëm te Ambasada Amerikane, dyshohet se ka çrregullime mendore

Të enjten, një segment i rrugës në afërsi të Ambasadës së ShBA-së në Prishtinë ishte bllokuar nga Policia e Kosovës.

Ky institucion tha se një person ishte arrestuar aty për shkak të kanosjes. E Prokuroria Themelore në Prishtinë bëri me dije se i arrestuari dyshohet të ketë pasur “çrregullime mendore”.

“Ju njoftojmë se me datë 16.10.2025, është njoftuar se një person me veturë është ndaluar në pjesën ku është e ndaluar me shenjë tek hyrja e Ambasadës Amerikane. Personi është arrestuar dhe intervistuar në stacionin policor”.

“I njëjti dyshohet se ka çrregullime mendore, dhe sipas prokurorit të shtetit duhet të bëhet një kontroll psikiatrik ndaj të dyshuarit”, tha zyrtarja për komunikim publik e këtij institucioni, Kaltrina Shala.

Zëdhënësi i policisë për kryeqytetin, Enis Pllana, deklaroi dje se një person është arrestuar për kanosje.

“Sot rreth orës 11:00 kemi pranuar informatën për një rast Kanosje në rrugën Ahmet Krasniqi në Prishtinë. Njësitet policore janë angazhuar menjëherë dhe kanë arrestuar një person të dyshuar, i cili është duke u intervistuar”, tha dje Pllana./Klankosova.tv.