“I ka hequr brinjët për t’u dukur më fit”, Nora Istrefi tregon se si qëndron e vërteta e thashethemeve për operacionin e përfolur

Këngëtarja e njohur shqiptare Nora Istrefi ka qenë së fundmi e ftuar në një intervistë për emisionin “Artistët Shqiptarë”, ku ka folur për një prej periudhave më të rëndësishme të jetës së saj – shtatzëninë dhe ardhjen në jetë të vajzës së ...

gusht 22, 2026 - 20:00
“I ka hequr brinjët për t’u dukur më fit”, Nora Istrefi tregon se si qëndron e vërteta e thashethemeve për operacionin e përfolur

Këngëtarja e njohur shqiptare Nora Istrefi ka qenë së fundmi e ftuar në një intervistë për emisionin “Artistët Shqiptarë”, ku ka folur për një prej periudhave më të rëndësishme të jetës së saj – shtatzëninë dhe ardhjen në jetë të vajzës së saj, Renee.

Interpretuesja e hitit “Dy shokë” ka treguar se gjatë shtatzënisë kishte pasur frikë se mos ardhja në jetë e fëmijës do të ndikonte në karrierën e saj muzikore.

Sipas Norës, shqetësimi lidhej edhe me faktin se kishte parë më herët disa kolege të saj të bëheshin nëna dhe më pas të largoheshin gradualisht nga industria muzikore. “Shtatzënia ka qenë… Krejt ato koleget e mia që ishin bërë nëna para meje, ishin harruar nga industria e muzikës dhe nuk ishin aspak aktive. Edhe pak nuk është që nuk më pati frikësuar kjo pjesë”, rrëfeu këngëtarja.

Megjithatë, gjithçka ndryshoi pas lindjes së vajzës së saj, Renee. Nora tregoi se në vend që ta pengonte, mëmësia i dha edhe më shumë motivim për të vazhduar karrierën. “Kur erdhi në jetë Renee, përkundrazi, e kam pasur një inspirim më të madh dhe kam thënë: ‘Kjo është puna që unë e kam bërë më së miri dhe s’ka arsye të ndalem’. Edhe fizikisht u duksha mirë dhe prandaj vazhdova”, u shpreh ajo.

Gjatë intervistës, këngëtarja u pyet edhe për paraqitjen e saj fizike pas lindjes, e cila ndër vite ka qenë objekt diskutimesh dhe spekulimesh në rrjetet sociale.

Gazetari i kujtoi Norës se forma e saj fizike pas lindjes kishte bërë që disa njerëz të aludonin se ajo kishte kryer një ndërhyrje kirurgjikale për heqjen e brinjëve, me qëllim që të kishte një bel më të hollë. Nora e mohoi menjëherë një gjë të tillë, duke reaguar me humor. “Jo, ishalla! Taman puna, nuk rrezikojmë”, tha ajo mes të qeshurash.

Kështu, këngëtarja hodhi poshtë spekulimet se kishte kryer një ndërhyrje të tillë, ndërsa rrëfimi i saj solli edhe njëherë në vëmendje mënyrën se si mëmësia nuk e ndali nga muzika, por, sipas saj, i dha edhe më shumë shtysë për të vazhduar karrierën. /Telegrafi/


Burimi i lajmit: lajmpress.org
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.