I takoi ndaras Elekun dhe Rashiqin, Sorensen: Pata diskutime të mira për dëshirat dhe shqetësimet e serbëve

Emisari i Bashkimit Evropian në dialogun Kosovë-Serbi, ka njoftuar se në takime të ndara ka diskutuar me partitë serbe që fituan ulëse në Kuvendin e Kosovës. Peter Sorensen, u takua me kryetarin e Listës Srpska, Zlatan Elek dhe me kryetarin e Partisë për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë, Nenad Rashiq, i cili aktualisht është ministër në

Mars 19, 2025 - 13:00
 0  4
I takoi ndaras Elekun dhe Rashiqin, Sorensen: Pata diskutime të mira për dëshirat dhe shqetësimet e serbëve
i-takoi-ndaras-elekun-dhe-rashiqin,-sorensen:-pata-diskutime-te-mira-per-deshirat-dhe-shqetesimet-e-serbeve

i-takoi-ndaras-elekun-dhe-rashiqin,-sorensen:-pata-diskutime-te-mira-per-deshirat-dhe-shqetesimet-e-serbeve

Emisari i Bashkimit Evropian në dialogun Kosovë-Serbi, ka njoftuar se në takime të ndara ka diskutuar me partitë serbe që fituan ulëse në Kuvendin e Kosovës.

Peter Sorensen, u takua me kryetarin e Listës Srpska, Zlatan Elek dhe me kryetarin e Partisë për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë, Nenad Rashiq, i cili aktualisht është ministër në Qeveri.

“Pata diskutime të mira të ndara me partitë që fituan mandate në zgjedhjet e fundit sipas rezultateve zyrtare Lista Srpska dhe Partia për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë, për pozitën, shqetësimet dhe dëshirat e serbëve të Kosovës në Kosovë”, ka shkruar Sorensen në X.

Rreth këtij takimi ka njoftuar edhe Lista Serbe.

Zyrtarët e lartë të LS-së iu ankuan emisarit evropian se kinse kryeministri Albin Kurti ia dha një mandat në Kuvend ministrit Nenad Rashiq me “vota të shqiptarëve”.

Nga 10 ulëset e rezervuara për komunitetin serb në Kuvendin e Kosovës, në zgjedhjet e 9 shkurtit nëntë ka fituar Lista Srpska, partia kryesore e serbëve në Kosovë që mbështetet nga Beogradi, dhe një ulëse e ka fituar partia e Rashiqit.