I vdes një nga bashkëluftëtarët, Ali Ahmeti me mesazh prekës
Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, ka reaguar me një mesazh prekës pas ndarjes nga jeta të bashkëluftëtarit të tij, Qemal Qamili. Në reagimin e tij, Ahmeti shpreh dhimbjen e thellë The post I vdes një nga bashkëluftëtarët, Ali Ahmeti me mesazh prekës appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, ka reaguar me një mesazh prekës pas ndarjes nga jeta të bashkëluftëtarit të tij, Qemal Qamili.

Në reagimin e tij, Ahmeti shpreh dhimbjen e thellë për humbjen dhe vlerëson kontributin e të ndjerit në rrugëtimin e përbashkët.
“Me dhimbje të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta të bashkëluftëtarit tim, Qemal Qamili,” shkruan Ahmeti.
Ai thekson se kontributi dhe përkushtimi i Qamilit do të mbeten të gjalla në kujtesën kolektive.
“Kontributi, përkushtimi dhe guximi i tij do të jetojnë përherë në kujtesën tonë, si vlera që do të përcillen ndër breza te të gjithë ata që e njohën, e respektuan dhe e çmuan rrugëtimin dhe veprën e tij.”
Në fund të mesazhit, Ahmeti u shpreh ngushëllime familjarëve dhe bashkëluftëtarëve.
“Ngushëllimet e mia më të sinqerta familjes, miqve dhe bashkëluftëtarëve. U prehtë në paqe!” Gazeta Flaka
The post I vdes një nga bashkëluftëtarët, Ali Ahmeti me mesazh prekës appeared first on Flaka, në çdo lajm... .