Ia djegin veturat në Zvicër, reagon Mozzik: Janë shkaktuar dëme të mëdha, është një bandë nga Franca
Reperi, Mozzik, ka njoftuar se biznesi i tij në Zvicër është goditur nga një sulm, ku janë dëmtuar disa automjete. Në një reagim në rrjetet sociale, ai ka thënë se garazhi i tij është sulmuar me benzinë dhe se disa vetura janë përfshirë nga flakët si pasojë e incidentit. Sipas tij, ngjarja është kryer nga […]


Reperi, Mozzik, ka njoftuar se biznesi i tij në Zvicër është goditur nga një sulm, ku janë dëmtuar disa automjete.
Në një reagim në rrjetet sociale, ai ka thënë se garazhi i tij është sulmuar me benzinë dhe se disa vetura janë përfshirë nga flakët si pasojë e incidentit.
Sipas tij, ngjarja është kryer nga një grup personash që ai i ka përshkruar si “bandë nga Franca”.
Lajmi është bërë publik nga vetë artisti në Instagram, ndërsa deri tani nuk ka ende informacion zyrtar lidhur me rastin apo reagime nga autoritetet.