“Ia dolëm”, Parashqevi Simaku lirohet nga spitali i New York-ut – biznesmeni Elton Ilirjani publikon pamje të artistes
Me vazhdën e vështirësive me të cilat po ballafaqohej Parashqevi Simaku, këngëtarja tani siç duket është liruar nga spitali psikiatrik pas gjendjes së rënduar psikologjike. Kjo u bë e ditur nga biznesmeni shqiptar që vepron dhe jeton në Amerikë, Elton Ilirjani. Ai bëri një sërë postimesh në llogarinë e tij në Instagram, duke publikuar pamje […]
Me vazhdën e vështirësive me të cilat po ballafaqohej Parashqevi Simaku, këngëtarja tani siç duket është liruar nga spitali psikiatrik pas gjendjes së rënduar psikologjike.
Kjo u bë e ditur nga biznesmeni shqiptar që vepron dhe jeton në Amerikë, Elton Ilirjani.
Ai bëri një sërë postimesh në llogarinë e tij në Instagram, duke publikuar pamje të këngëtares dhe duke na bërë të ditur për gjendjen e saj aktuale.
Mbishkrimi i biznesmenit ishte ai i cili bëri të kuptohej që Parashqevia tashmë ka dalë nga spitali i New York-ut.
“Surprizë! Ja dolëm”, shkroi Ilirjani në dy prej postimeve që bëri në Instagram.
Kujtojmë se para disa javësh ai informoi opinionin publik që artistja e hitit “Mos ja prishni lumturinë”, u shtrua në spital pas një gjendje të rënduar psikologjike.
E gjitha kjo rëndesë kishte ardhur pas takimit që kishte pasur ajo me djalin e saj, Luke, të cilin ajo nuk e kishte parë me vite.
Ilirjani po ashtu bëri të ditur se sjellja e Parashqevisë ishte e kamufluar mirë që nga momenti kur e takoi për herë të parë në rrugët e New York-ut.