Kate Cassidy thotë se kurrë s’ka menduar se Liam Payne do të vdiste i ri

Kate Cassidy, e dashura e Liam Payne, ka thënë se nuk kishte menduar kurrë që ai mund të vdiste i ri. Ajo e ka përshkruar vdekjen e tij si një “aksident tragjik”. Cassidy, e cila ka qenë në një lidhje me yllin e grupit “One Direction” që nga viti 2022, ka thënë se asnjëherë nuk […]

shkurt 6, 2025 - 10:00
 0  3
Kate Cassidy thotë se kurrë s’ka menduar se Liam Payne do të vdiste i ri

Kate Cassidy, e dashura e Liam Payne, ka thënë se nuk kishte menduar kurrë që ai mund të vdiste i ri. Ajo e ka përshkruar vdekjen e tij si një “aksident tragjik”.

Cassidy, e cila ka qenë në një lidhje me yllin e grupit “One Direction” që nga viti 2022, ka thënë se asnjëherë nuk ka menduar se mund të ndodhte një gjë e tillë.

“Jo, nuk e kam menduar kurrë që mund të ndodhte kjo… Nuk e kam menduar kurrë që kjo mund të ndodhte”, ka thënë Cassidy, raporton BBC.

Payne vdiq në tetor të vitit të kaluar, pasi ra nga ballkoni i dhomës së tij të hotelit në Buenos Aires, Argjentinë. Ai ishte 31 vjeç. Pas vdekjes së tij, Kate ka postuar një mesazh online, duke e përshkruar Paynen si “shokun tim më të mirë, dashurinë e jetës sime”.

Ajo ka ndarë gjithashtu një fotografi të një shënimi që Payne kishte shkruar pak para vdekjes, duke sugjeruar se ata do të martoheshin brenda vitit.

“Dashuria është kaq optimiste dhe shpreson që gjithçka do të funksionojë mirë në fund. Sigurisht, nëse do ta dija se çfarë do të ndodhte, nuk do të isha larguar kurrë nga Argjentina”, ka thënë tutje Cassidy. Ajo ka shtuar se kurrë nuk ka menduar që do të përfundonte kështu.

Payne ishte në Argjentinë për pushime dhe për të parë shokun e tij të grupit, Niall Horan, në koncert. Cassidy e la Argjentinën dhe u kthye në shtëpinë e tyre në Florida, duke u kujdesur për qenin Nala, dhe ka thënë se Payne ishte në një gjendje shumë të mirë kur ajo u largua.

Vdekja e papritur e këngëtarit ka ndezur një debat në industrinë muzikore mbi detyrimin e kujdesit për artistët e rinj.

Testet toksikologjike kanë zbuluar se në trupin e tij kishte gjurmë alkooli e të lëndëve narkotike si  kokaina dhe një lloj antidepresanti, sipas zyrtarëve në Argjentinë.

Shkaku i vdekjes u konfirmua si “politraumë” – term që përdoret për të përshkruar lëndimet e shumta trupore.

Pas vdekjes, Cassidy është shpërngulur nga Florida duke u kthyer në New Jersey. Ajo ka thënë se ata ishin “shpirtra binjakë” dhe e ndien ende shumë të vështirë të besojë se ai nuk është më.

“Unë përpiqem të bëj më të mirën që mundem, por e ndiej që jeta ime ka ndryshuar kaq shumë. E mendoj Liamin çdo sekondë të çdo dite. Ai nuk do të jetë aty për të kaluar këtë jetë me mua, për të udhëhequr këtë rrugëtim së bashku… është shumë e vështirë.”

Çifti ishte takuar në vitin 2022, kur Cassidy po punonte në një bar në Karolinën e Jugut.

Ajo ndër të tjera ka kujtuar momentin kur mori telefonatën për vdekjen e tij.

“Mu duk sikur kisha humbur vetëdijen. Kur mora lajmin, ndieva shtrëngim në zemër. Përdora telefonin për të thirrur çdo person që njihja”, ka thënë ajo.

Ajo ka thënë se vazhdon të thërrasë në telefonin e Paynet për ta dëgjuar zërin e incizuar të tij, dhe megjithëse dikur ajo flinte duke dëgjuar muzikën që ai bënte, tani nuk mund ta dëgjojë më.

“Ndoshta do të mundem një ditë”, tha ajo, duke shtuar se ata ishin në një periudhë të shkëlqyer, të mbushur me dashuri. “Ai ishte kaq i lumtur dhe pozitiv… kurrë nuk mund ta dish çfarë do të ndodhë nesër, kurrë nuk mund ta dishë”.