Ibrahimi: Me Mickoskin kemi biseduar për heqjen e 20%-shit nga Kushtetuta

Kryetari i partisë Alternativa, Zeqirija Ibrahimi, në emisionin “Dialog te Lajmi”, ka bërë të ditur se përfaqësuesit e VLEN-it në Qeveri, kanë biseduar me kryeministrin Mickoski për heqjen e 20%-shit nga Kushtetuta dhe se ai nuk ka rezistuar ndaj kësaj kërkese të partnerit shqiptar të koalicionit. “Ne kemi folur me kryeministrin që për shqiptarët, por […]

shkurt 25, 2025 - 21:00
 0  4
Ibrahimi: Me Mickoskin kemi biseduar për heqjen e 20%-shit nga Kushtetuta

Kryetari i partisë Alternativa, Zeqirija Ibrahimi, në emisionin “Dialog te Lajmi”, ka bërë të ditur se përfaqësuesit e VLEN-it në Qeveri, kanë biseduar me kryeministrin Mickoski për heqjen e 20%-shit nga Kushtetuta dhe se ai nuk ka rezistuar ndaj kësaj kërkese të partnerit shqiptar të koalicionit.

“Ne kemi folur me kryeministrin që për shqiptarët, por edhe për shtetin është shumë e rëndësishme që gjatë hapjes së Kushtetutës të hiqet të hiqet formulimi pezhorativ për shqipen që e ka shndërruar shqipen në kategori statistikore. Shqipja nuk është gjuhë që duhet të matet me për qindje të popullatës. Ne kemi kërkuar dhe shpresoj që ajo do të ndodh që në tekstin e Kushtetutës, në vend të formulimit, gjuhën të cilën e flasin mbi 20% e popullatës, të shkruhet shkruhet se edhe gjuha shqipe është gjuhë zyrtare”, tha Ibrahimi.

A është i gatshëm kryeministri të pranojë?

“Nuk është se ka rezistuar, por është punë që do të duhet të diskutohet”, tha Ibrahimi në emisionin “Dialog te Lajmi”.