Imrane Veliu Aliu: “Nesër dalim për zërat që nuk u dëgjuan”

Imrane Veliu Aliu ka shpërndarë një mesazh të fuqishëm lidhur me protestën e studentëve shqiptarë, duke lidhur kërkesën për barazi dhe dinjitet me historinë e gjatë të popullit shqiptar. Ai The post Imrane Veliu Aliu: “Nesër dalim për zërat që nuk u dëgjuan” appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Prill 6, 2026 - 00:00
Imrane Veliu Aliu: “Nesër dalim për zërat që nuk u dëgjuan”

Imrane Veliu Aliu ka shpërndarë një mesazh të fuqishëm lidhur me protestën e studentëve shqiptarë, duke lidhur kërkesën për barazi dhe dinjitet me historinë e gjatë të popullit shqiptar.

Ai kujton rrugëtimin historik nga Perandoria Osmane, Luftërat Ballkanike, Jugosllavia dhe Marrëveshja e Ohrit, duke theksuar plagët e hapura dhe padrejtësitë e trashëguara. Sipas Aliut, çdo brez ka përjetuar të njëjtën pyetje: “A do të bëhemi ndonjëherë rehat në vendin tonë?”

Mesazhi i tij nënvizon se protesta e nesërme nuk është vetëm për sot, por për të gjithë ato raste kur zërat shqiptarë nuk janë dëgjuar. Ai fton të gjithë të dëshmojnë se ndryshimi fillon kur nuk pranojmë më të jemi të fundit në radhë dhe se të dalurit në rrugë nuk është kundër askujt, por për drejtësi dhe barazi historike.

“Nesër, kundër askujt, të dëshmojmë se nëse dikujt i dukemi shumë, është sepse për shumë kohë kemi qenë shumë pak!” – përfundon mesazhi i Aliut. Gazeta Flaka

The post Imrane Veliu Aliu: “Nesër dalim për zërat që nuk u dëgjuan” appeared first on Flaka, në çdo lajm... .