Imri Ahmeti me mbështetje të fuqishme nga Topliqani: Lipjani drejt fitores me LDK-në
Kandidati për kryetar të Komunës së Lipjanit nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Imri Ahmeti, ka marrë një përkrahje të madhe nga banorët e fshatit Topliqan gjatë një takimi elektoral të mbajtur mbrëmjen e kaluar. Ahmeti, i cili njëherësh është edhe kryetari aktual i Komunës së Lipjanit, u prit me entuziazëm dhe energji […]


Kandidati për kryetar të Komunës së Lipjanit nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Imri Ahmeti, ka marrë një përkrahje të madhe nga banorët e fshatit Topliqan gjatë një takimi elektoral të mbajtur mbrëmjen e kaluar.
Ahmeti, i cili njëherësh është edhe kryetari aktual i Komunës së Lipjanit, u prit me entuziazëm dhe energji nga qytetarët dhe të rinjtë e zonës, duke dëshmuar, sipas tij, vendosmërinë për të vazhduar rrugën e progresit.
“Sonte energjia dhe entuziazmi i qytetarëve dhe të rinjve në Topliqan treguan qartë se Lipjani do të vazhdojë progresin,” ka deklaruar Ahmeti.
Ai theksoi se programi i tij për mandatin e ardhshëm është një plan i mirëpërgatitur dhe i mbështetur në llogaritje të sakta buxhetore, që garanton investime konkrete dhe ndryshime të prekshme për çdo qytetar të komunës.
“Programi ynë për katër vitet e ardhshme është një plan i matshëm, i bazuar në llogaritje të sakta buxhetore, që garanton investime konkrete dhe ndryshime të prekshme për çdo qytetar,” shtoi Ahmeti.
Takimi përfundoi me një falënderim për pjesëmarrësit dhe një mesazh të qartë nga Ahmeti: “Përtej fjalëve, me punë për Lipjanin!”. /ORAinfo/
