Incident gjatë kontrollit për transport ilegal të drunjve, lëndohen dy policë në Viti

Një incident është regjistruar mbrëmë në Binçë të Vitisë, ku një kontroll rutinë policor ka eskaluar në përplasje fizike dhe lëndim të zyrtarëve policorë. Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur pasi kanë ndaluar një automjet me targa lokale, të cilin e drejtonte një shtetas shqiptar i Maqedonisë së Veriut.  Gjatë kontrollit është konstatuar

Prill 14, 2026 - 12:30
Incident gjatë kontrollit për transport ilegal të drunjve, lëndohen dy policë në Viti
incident-gjate-kontrollit-per-transport-ilegal-te-drunjve,-lendohen-dy-police-ne-viti

incident-gjate-kontrollit-per-transport-ilegal-te-drunjve,-lendohen-dy-police-ne-viti

Një incident është regjistruar mbrëmë në Binçë të Vitisë, ku një kontroll rutinë policor ka eskaluar në përplasje fizike dhe lëndim të zyrtarëve policorë.

Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur pasi kanë ndaluar një automjet me targa lokale, të cilin e drejtonte një shtetas shqiptar i Maqedonisë së Veriut.

 Gjatë kontrollit është konstatuar se në automjet po transportoheshin dru, për të cilat dyshohet se ishin të prerë dhe transportuar në mënyrë të paligjshme.

“Nga zyrtaret policorë i dyshuari është urdhëruar që automjeti të shoqërohet në zyrat e pylltarisë, mirëpo i njëjti ka kundërshtuar dhe gjatë tentimit për ta arrestuar, dy zyrtarë policorë kanë pësuar lëndime trupore. Me vendim të prokurori pas intervistimit, i dyshuari lirohet dhe rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, thotë policia në raportin 24-orësh.