Vizita e Papa Leos në Peru është shoqëruar me dy incidente. Pas një episodi ku u godit pranë syrit nga një rruzare e hedhur nga një besimtar, Papa ka përjetuar një tjetër incident, këtë herë brenda makinës me të cilën po udhëtonte.
Gjatë lëvizjes me autokolonë, shoferi i makinës që transportonte Papën frenoi papritur për të shmangur përplasjen me një motoçikletë. Si pasojë e frenimit të fortë, Papa Leo goditi kokën në mbështetësen e kokës së sediljes së përparme.
Në pamjet filmike, që tregojnë momentin e incidentit në qytetin e Callao-s, dëgjohen besimtarët e mbledhur për të parë udhëheqësin e Kishës Katolike Romake duke bërtitur, teksa ai godet kokën.
Pope Leo smacks face against chair when motorcade brakes suddenly.
: NoticieroSLV https://t.co/YHLE0K9ohh
— TMZ (@TMZ) November 17, 2026
The post Incident gjatë vizitës në Peru/ Papa Leo XIV godet kokën në makinë pas një frenimi të papritur, shmanget përplasja me motoçikletën (VIDEO) appeared first on InfoShqip.com.
Burimi i lajmit: infoshqip.com
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.




