Incidenti brenda familjes në Prizren: Nëna me të bijën në gjendje të rëndë pas therjes me thikë

Gruaja dhe vajza e saj e mitur ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore pas sulmit me thikë që u raportua në Prizren. Të dyja po trajtohen në klinikën intensive të Spitalit Rajonal të Prizrenit, ka konfirmuar shefi i emergjencës, Hekuran Veçgishti. Rasti ka ndodhur rreth orës 00:20 të së premtes në rrugën “Rexhep Kabashi”, ku

tetor 17, 2025 - 13:00
 0
Incidenti brenda familjes në Prizren: Nëna me të bijën në gjendje të rëndë pas therjes me thikë
Incidenti brenda familjes në Prizren: Nëna me të bijën në gjendje të rëndë pas therjes me thikë

Incidenti brenda familjes në Prizren: Nëna me të bijën në gjendje të rëndë pas therjes me thikë

Gruaja dhe vajza e saj e mitur ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore pas sulmit me thikë që u raportua në Prizren.

Të dyja po trajtohen në klinikën intensive të Spitalit Rajonal të Prizrenit, ka konfirmuar shefi i emergjencës, Hekuran Veçgishti.

Rasti ka ndodhur rreth orës 00:20 të së premtes në rrugën “Rexhep Kabashi”, ku policia ka pranuar informacionin për dhunë në familje dhe ka dalë menjëherë në vendngjarje.

Aty viktima e parë, bashkëshortja e të dyshuarit, është gjetur me lëndime trupore dhe gjakderdhje, ndërsa në katin e fundit të ndërtesës është gjetur vajza e mitur, gjithashtu e lënduar.

I dyshuari është arrestuar në hyrje të banesës dhe është shoqëruar në stacion policor. Prokurori kujdestar ka lëshuar aktvendim për ndalimin e tij për 48 orë për dyshimin për kryerjen e veprave penale “Vrasja e rëndë në tentativë” dhe “Mbajtja e paautorizuar e armëve”.