Integrimi në BE, Rama u përgjigjet akuzave: Folën për një komplot ndaj SPAK-ut

Kryeministri Edi Rama foli sot në takimin e Komisionit të Posaçëm Antikorrupsion për mbylljen e fazës së parë të projektit për zbatimin e planit për integrimin europian Shqipëria 2030 në BE. Sipas kryeministrit nuk ka kohë për të humbur kur bëhet fjalë për procesin e rëndësishëm të negociatave me BE-në. Kreu i qeverisë theksoi se Shqipëria […]

dhjetor 11, 2024 - 23:00
 0  10
Integrimi në BE, Rama u përgjigjet akuzave: Folën për një komplot ndaj SPAK-ut

Kryeministri Edi Rama foli sot në takimin e Komisionit të Posaçëm Antikorrupsion për mbylljen e fazës së parë të projektit për zbatimin e planit për integrimin europian Shqipëria 2030 në BE.

Sipas kryeministrit nuk ka kohë për të humbur kur bëhet fjalë për procesin e rëndësishëm të negociatave me BE-në.

Kreu i qeverisë theksoi se Shqipëria ndodhet në një fazë domethënëse për kryerjen e detyrave të saj, afat për të cilat 2027-a.

Ai tha se akuzat apo skepticizmat shërbejnë negativisht ndaj procesit, e rrjedhimisht shtetit shqiptar.

“Dokumenti analitik prej rreth 700 faqesh dhe puna e bërë janë pjesë e gjysmës së dytë të këtij viti, ndërkohë që gjysma e parë është konsumuar me frymën e skepticizmit, dyshimeve dhe kundërshtive apo akuzave. Ne sot jemi këtu për të diskutuar pasi është përmbyllur një fazë e parë shumë e rëndësishme, themelore për këtë proces. Dyshimet, hezitimet kanë qenë vërtet shqetësuese për mua personalisht sepse ne nuk e kemi luksin të humbasim kohë për gjëra të qarta si drita e diellit, por një provë kokëfortë e faktit se pjesa dërrmuese e mbështetësve të sinqertë të rrugës europiane të Shqipërisë, këtu përfshij dashamirës e kritikë, nuk e kanë idenë se çfarë është kjo fazë e negociatave. Fare!

Përtej asaj që duket e lexohet sipërfaqësisht kjo fazë është marramendëse sa i përket detyrave konkrete që duhet të kryejë Republika e Shqipërisë, gjithë sistemi. 6 muaj në ndërkohë që ambicia jonë është ta anëtarësojmë Shqipërinë brenda dekadës, shtuar këtu edhe plani i dakordësuar, shumë agresiv sëbashku me KE që Shqipëria t’i përfundojë detyrat brenda 2027-ës na e bëjnë të pamundur të jetojmë qetësisht me skepticizmat, ngurrimet e lëre pastaj me akuzat apo edhe përpjekjet për ta penguar procesin.”

Ai u ndal edhe te akuzat që janë hedhur nga kampi opozitar për “komplot ndaj SPAK-ut”.

“U gjet një fjalë magjike e ditëve tona që 6 muaj të shkonin dëm, Fatmir Xhafa e Edi Rama kanë një plan të errët për të bllokuar SPAK dhe për të kthyer përmbys reformën në drejtësi. Prandaj, bëjnë mbledhje secrete dhe po thurin një komplot. Natyrisht kur përmend SPAK-un dhe drejtësinë ka shumë sensibilitet dhe forca që angazhohe n për të dalë në mbrojtje. Nuk e evitoja dot këtë çështje këtu, sepse dua t’ua kujtoj të gjithëve, duke filluar nga aleatët tanë strategjikë, me ata që janë përfshirë në këtë proces si ekspertë të shoqërisë civile dhe u them se çfarë nuk të vret, të forcon. Konsiderojini akuzat si hudhra që do pengojnë syrin e keq.

E të vazhdojmë me të tjerët që PS, forca që qeveris vendin prej 2013-ës, është forca udhëheqëse e reformës në drejtësi dhe pa të e pa bindjen absolute e vullnetin e hekurt të saj… Jo Amerika, jo Europa po të gjithë të bëheshin bashkë nuk do e kishin mundësuar reformën në drejtësi”, deklaroi kreu i qeverisë.