Rama pas 12 vitesh në qeveri: Në mandatin e katërt e çojmë Shqipërinë në BE
Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot një takim me kandidatët për deputetë të PS në qarkun e Tiranës. Duke u kërkuar votën qytetarëve, Rama tha gjatë fjalës së tij se vetëm PS e çon Shqipërinë në BE, pas 12 vitesh qeverisje. Po ashtu, u kërkoi kandidatëve për deputetë angazhim të plotë për fitoren e PS […]

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot një takim me kandidatët për deputetë të PS në qarkun e Tiranës. Duke u kërkuar votën qytetarëve, Rama tha gjatë fjalës së tij se vetëm PS e çon Shqipërinë në BE, pas 12 vitesh qeverisje.
Po ashtu, u kërkoi kandidatëve për deputetë angazhim të plotë për fitoren e PS në zgjedhjet e 11 majit.
“Asnjëherë si sot kjo nuk ka qenë diçka konkrete dhe aktuale, është hapur një dritare që nuk do të qëndrojë e hapur përgjithmonë por që rrethanat e brendshme të Evropës e kanë hapur, dhe ato janë përputhur me rrethanat tona të brendshme, ku si rezultat i arritjeve dhe përpjekjeve, ne kemi mundësi ta shfrytëzojmë këtë moment. Ky është një nga ato momente ku treni i historisë kalon për para nesh dhe duhet të jemi të vetëdijshëm që treni i historisë ndalon shumë pak në një stacion. Nuk rri pafundësisht sepse e tillë është mënyra se si zhvillohet historia dhe në varësi nga lidershipi dhe kapaciteti i klasës politike, vendi e kap trenin ose e humbet. Ne nuk duhet ta humbim këtë tren.”, tha Rama.