Investim në cilësi dhe efikasitet: FSK pajiset me uniforma dhe pajisje të reja
Ministria e Mbrojtjes ka dhënë kontratë për furnizimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) me uniforma pune, uniforme ceremoniale dhe pajisje për bendin muzikor, me qëllim rritjen e efikasitetit dhe gatishmërisë së saj. Kontrata kornizë është për 36 muaj dhe përfshin furnizime sipas kërkesave teknike të tenderit. Fitues i tenderit është kompania “Sabit Makiqi


Ministria e Mbrojtjes ka dhënë kontratë për furnizimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) me uniforma pune, uniforme ceremoniale dhe pajisje për bendin muzikor, me qëllim rritjen e efikasitetit dhe gatishmërisë së saj.
Kontrata kornizë është për 36 muaj dhe përfshin furnizime sipas kërkesave teknike të tenderit.
Fitues i tenderit është kompania “Sabit Makiqi B.I.”, me ofertë prej 1,698,215 euro, nga 1,735,699 euro sa ishte vlera e parashikuar.
Sipas Ministrisë, ky furnizim synon të përmirësojë standardet dhe funksionimin e FSK-së në detyrat e saj.
