IPK heton pretendimet për keqtrajtim në Leposaviq, ankuesi dyshohet për kallëzim të rremë

Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka përfunduar hetimet lidhur me pretendimet për keqtrajtim nga zyrtarë të Policisë së Kosovës në Leposaviq, duke konstatuar se pretendimet e ankuesit nuk janë të bazuara. Si rrjedhojë, ndaj ankuesit është iniciuar rast dhe hetim penal nën dyshimin për veprën penale “Lajmërim i rremë apo kallëzim i rremë”. Para mesnatës

Jan 16, 2026 - 18:30
 0
IPK heton pretendimet për keqtrajtim në Leposaviq, ankuesi dyshohet për kallëzim të rremë
IPK heton pretendimet për keqtrajtim në Leposaviq, ankuesi dyshohet për kallëzim të rremë

IPK heton pretendimet për keqtrajtim në Leposaviq, ankuesi dyshohet për kallëzim të rremë

Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka përfunduar hetimet lidhur me pretendimet për keqtrajtim nga zyrtarë të Policisë së Kosovës në Leposaviq, duke konstatuar se pretendimet e ankuesit nuk janë të bazuara. Si rrjedhojë, ndaj ankuesit është iniciuar rast dhe hetim penal nën dyshimin për veprën penale “Lajmërim i rremë apo kallëzim i rremë”.

Para mesnatës së datës 13 janar të këtij viti hetuesit e IPK-së janë njoftuar  nga Policia e Kosovës lidhur me një ankues i cili pretendonte se ishte keqtrajtuar nga zyrtarë të Policisë së Kosovës.

Incidenti raportohet të ketë ndodhur tek Ura e Bistricës në Leposaviq pak pas orës 22:00 të datës 13 janar 2026.

Sipas ankuesit, zyrtarë të Policisë së Kosovës e kishin ndaluar të njëjtin në një pikë kontrolli në këtë lokacion deri sa i njëjti ishte duke drejtuar një automjet të markës Audi A4 (me targa të Republikës së Serbisë) dhe se i njëjti kishte brenda veturës së tij edhe dy pasagjerë.

Pas pranimit të informacionit hetuesit e IPK-së bazuar në autorizimet ligjore kanë filluar menjëherë të ndërmarrin veprime hetimore në konsultim të vazhdueshëm dhe bashkëpunim me Prokurorinë e Shtetit – respektivisht Prokurorinë Themelore në Mitrovicë.

Në kuadër të veprimeve hetimore është intervistuar ankuesi në cilësinë dëshmitarit në prezencën e avokatit të tij mbrojtës ku i njëjti ka deklaruar se gjatë kontrollit nga zyrtarë të Policisë së Kosovës ishte keqtrajtuar dhe goditur nga zyrtarët policorë. I njëjti ka potencuar para hetuesve të IPK-së se si pasojë e këtij keqtrajtimi  kishte pësuar lëndime prapa në qafë, në bërrylin e majtë, në dorën e djathtë dhe në këmbë nga zyrtari policor i cili e kishte bërë kontrollin sipërfaqësor në trup dhe për këtë ka kërkuar trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal në Mitrovicë – Veri. Sipas tij, njëri nga zyrtarët policor e ka goditur edhe shokun e tij me kondak të armës së gjatë në këmbë.

Hetuesit e IPK-së në kuadër të veprimeve hetimore dhe të procesit të verifikimit të pretendimeve të ankuesit kanë siguruar prova duke përfshirë edhe video incizim nga kamerat e sigurisë që kanë mbuluar me pamje vendin ku është kryer ndalesa në pikën e kontrollit nga zyrtarët policorë.

Pas analizimit të provave dhe video-incizimeve është vërtetuar se të njëjtat nuk pasqyronin pretendimet e palës dhe se zyrtarët policorë me asnjë veprim nuk dyshohej se kishin tejkaluar autorizimet e tyre apo përdorur forcën.

Nga procesi i analizimit të video incizimeve hetuesit e IPK-së kanë vërejtur se  pretendimet e ankuesit janë të sajuara dhe të njëjtat i janë paraqitur prokurorit të Prokurorisë Themelore në Mitrovicë i cili ka kërkuar që ndaj ankuesit tani i dyshuar të  iniciohet rast  dhe hetim penal  me dyshimin për veprën penale “Lajmërim i rremë apo kallëzim i rremë.