Irani ka “refuzuar” propozimin e SHBA-së për menaxhim të përbashkët të Ngushticës së Hormuzit

Sipas zv/kryetarit të parlamentit iranian, Ali Nikzad, Teherani ka ka refuzuar një propozim të SHBA-së gjatë bisedimeve në Islamabad për të krijuar një kornizë ligjore për Ngushticën e Hormuzit që do të përfshinte një rol amerikan, transmeton Anadolu. Duke folur për televizionin shtetëror iranian, Nikzad tha se Teherani kishte ofruar uljen e nivelit të pasurimit […] The post Irani ka “refuzuar” propozimin e SHBA-së për menaxhim të përbashkët të Ngushticës së Hormuzit appeared first on InfoShqip.com.

Prill 14, 2026 - 09:00
Irani ka “refuzuar” propozimin e SHBA-së për menaxhim të përbashkët të Ngushticës së Hormuzit

Sipas zv/kryetarit të parlamentit iranian, Ali Nikzad, Teherani ka ka refuzuar një propozim të SHBA-së gjatë bisedimeve në Islamabad për të krijuar një kornizë ligjore për Ngushticën e Hormuzit që do të përfshinte një rol amerikan, transmeton Anadolu.

Duke folur për televizionin shtetëror iranian, Nikzad tha se Teherani kishte ofruar uljen e nivelit të pasurimit të uraniumit në 430 kilogramë gjatë negociatave si garanci për programin bërthamor iranian dhe për të treguar vullnet të mirë.

Ai tha se ishte planifikuar krijimi i një koalicioni për uljen e nivelit të pasurimit të uraniumit me pjesëmarrjen e SHBA-së dhe Arabisë Saudite, por se Washingtoni u tërhoq nga propozimi.

Nikzad gjithashtu tha se Irani kishte kërkuar vendosjen e tarifave për anijet që kalojnë nëpër Ngushticën e Hormuzit dhe se SHBA-ja kishte kërkuar të bëhej partnere në këtë marrëveshje, gjë që Teherani e refuzoi.

“Ata (amerikanët) shkuan deri aty sa thanë: Le të krijojmë një kornizë ligjore për Ngushticën e Hormuzit që përfshin edhe amerikanët. Ata mësuan gjatë luftës 40-ditore se fitorja nuk përcaktohet nga fjalimet në rrjetet sociale, por nga vullneti i popullit dhe epërsia në terren”, shtoi ai.

Washingtoni dhe Teherani, të cilët javën e kaluar ranë dakord për një armëpushim dyjavor, zhvilluan bisedime të rralla të drejtpërdrejta të shtunën në Islamabad për t’i dhënë fund luftës që filloi më 28 shkurt, por diskutimet përfunduan herët të dielën pa marrëveshje.

Mediat iraniane thanë se dështimi për të arritur një marrëveshje gjatë bisedimeve ishte për shkak të asaj që e përshkruan si kërkesa të tepruara nga SHBA-ja.

The post Irani ka “refuzuar” propozimin e SHBA-së për menaxhim të përbashkët të Ngushticës së Hormuzit appeared first on InfoShqip.com.