Iseni: Ulje drastike të aksidenteve, zero viktima në dhjetor 2025

Zëvendësministri i Punëve të Brendëshme, Astrit Iseni, në emisionin “ZË”, në gazetën Lajm” dhe “Lajm tv”, bëri të ditur se gjatë dhjetorit 2025, është shënuar një përmirësim i dukshëm i sigurisë, me zero viktima, krahasuar me dhjetorin e vitit 2024, kur ishin regjistruar katër viktima. Sipas të dhënave zyrtare, Iseni thotë se, kjo paraqet një […]

dhjetor 25, 2025 - 17:00
 0
Iseni: Ulje drastike të aksidenteve, zero viktima në dhjetor 2025

Zëvendësministri i Punëve të Brendëshme, Astrit Iseni, në emisionin “ZË”, në gazetën Lajm” dhe “Lajm tv”, bëri të ditur se gjatë dhjetorit 2025, është shënuar një përmirësim i dukshëm i sigurisë, me zero viktima, krahasuar me dhjetorin e vitit 2024, kur ishin regjistruar katër viktima. Sipas të dhënave zyrtare, Iseni thotë se, kjo paraqet një “ulje pothuajse 100 për qind” të numrit të viktimave.

“Statistikisht mund të themi se edhe numri i viktimave është ulur në muajin dhjetor, krahasuar me dhjetorin e vitit 2024. Kemi një ulje pothuajse 100 për qind të viktimave, meqenëse në dhjetor të vitit 2024 kemi pasur katër viktima, ndërsa në dhjetor të vitit 2025, kemi zero viktima. Po ashtu, edhe në kundërvajtje të tjera, përfshirë lëndimet trupore dhe lëndimet e rënda trupore, në të gjitha këto shënohet statistikisht një ulje drastike, sipas të dhënave që i kemi ne si ministri”, tha për “Lajm” zëvendësministri Astrit Iseni.