Ish-avokati i shtetit Fehmi Stafa arrestohet për ryshfet – disa dhjetëra mijëra euro nën hetim
Fehmi Stafa, ish-avokati i shtetit, është arrestuar mbrëmjen e sotme nën dyshimin për marrje ryshfeti. Burime nga Press24 raportojnë se shuma e përfshirë mund të arrijë disa dhjetëra mijëra euro. The post Ish-avokati i shtetit Fehmi Stafa arrestohet për ryshfet – disa dhjetëra mijëra euro nën hetim appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
Fehmi Stafa, ish-avokati i shtetit, është arrestuar mbrëmjen e sotme nën dyshimin për marrje ryshfeti. Burime nga Press24 raportojnë se shuma e përfshirë mund të arrijë disa dhjetëra mijëra euro.
Stafa ishte emëruar në këtë funksion si propozim i partisë Alternativa, ndërsa në opinion ishte përfolur edhe për lidhje me BDI-në (DUI). Kundër tij janë dorëzuar më parë disa kallëzime në Policinë Financiare, ndërsa emri i tij lidhet edhe me skandalin e pronës së biznesmenit Sead Koçan.
Institucionet e drejtësisë pritet të japin detaje zyrtare për hetimet dhe veprimet e radhës ligjore ndaj ish-avokatit të shtetit.
The post Ish-avokati i shtetit Fehmi Stafa arrestohet për ryshfet – disa dhjetëra mijëra euro nën hetim appeared first on Flaka, në çdo lajm... .