Ish-bashkëshorti i këngëtares: Djali nuk ka dashur ta takojë Parashqevi Simakun
Djali i Parashqevi Simakut nuk ka pranuar të takonte nënën e tij, u shpreh ish-bashkëshorti i artistes, Robert Nolfe, në një intervistë ekskluzive për “Top Story”. Sipas tij, i vetmi rast kur djali ra dakord ta takonte nënën e tij ishte sot, pas ndërmjetësimit të Elton Ilirjanit. “Ne kemi pyetur nëse donte ta takonte dhe […]
Djali i Parashqevi Simakut nuk ka pranuar të takonte nënën e tij, u shpreh ish-bashkëshorti i artistes, Robert Nolfe, në një intervistë ekskluzive për “Top Story”.
Sipas tij, i vetmi rast kur djali ra dakord ta takonte nënën e tij ishte sot, pas ndërmjetësimit të Elton Ilirjanit.
“Ne kemi pyetur nëse donte ta takonte dhe ai ka thënë jo deri dje. Sot e pyeta nëse ishte i gatshëm dhe ai tha po. Unë i kam dhënë një deklaratë me shkrim Eltonin, dua vetëm që familja të ribashkohet dhe ajo të jetë thesari i humbur që është rigjetur. Fundi është i bukur dhe kjo histori do të mbarojë e bukur”, tha Nolfe.