Ish-luftëtari i UÇK Dritan Goxhaj: Trump nuk e pushton dot Iranin, vetëm nese përdor armë bërthamore
Eksperti i çështjeve të sigurisë, Dritan Goxhaj, i ftuar këtë të hënë në Now me Erla Mëhillin, u shpreh se Amerika nuk mund ta pushtojë dhe as ta shkatërrojë Iranin me këtë rrugë që ka zgjedhur, vetëm nëse përdor armë bërthamore. Sipas tij, SHBA nuk ka asnjë skenar që mund ta vendosë Iranin në një […] The post Ish-luftëtari i UÇK Dritan Goxhaj: Trump nuk e pushton dot Iranin, vetëm nese përdor armë bërthamore appeared first on InfoShqip.com.
Eksperti i çështjeve të sigurisë, Dritan Goxhaj, i ftuar këtë të hënë në Now me Erla Mëhillin, u shpreh se Amerika nuk mund ta pushtojë dhe as ta shkatërrojë Iranin me këtë rrugë që ka zgjedhur, vetëm nëse përdor armë bërthamore.
Sipas tij, SHBA nuk ka asnjë skenar që mund ta vendosë Iranin në një pozitë të vështirë, por, siç theksoi edhe ai, skenari më i keq i SHBA-së mund të jetë përdorimi i armëve bërthamore, i cili do të sillte rrafshin dhe shaktërim dhe jo pushtim të Iranit.
“Nuk ka ndonjë skenar që Trump mund ta vendosë në një pozitë të vështirë politike me ato që kanë ndodhur. Deri tani nuk ka ndodhur asgjë nga ajo që ka planifikuar, dhe pavarësisht kërcënimeve, nuk mund të arrijë të pushtojë Iranin apo ta shkatërrojë atë, as për një ditë, as për një vit. Ai mund ta shkatërrojë vetëm brenda një dite nëse përdor armë bërthamore. Dhe në këtë rast nuk mjafton vetëm një armë, por disa për të shkaktuar shkatërrim real.
Nëse dikush ka luajtur me mendsh, mund të përdorë armë bërthamore, dhe nuk përjashtohet mundësia që kjo të ndodhë, por nuk është një çështje politike, por një çështje e pastër sociopatie. Nuk është vetëm kërcënimi i parë që ai ka bërë, por një seri kërcënimesh.
Bomba më e madhe që ka përdorur Amerika është GBU-43, e përdorur vetëm një herë në 2017, dhe konsiderohet nga të gjitha bombat si më e fuqishmja. Por në rastin e Iranit, sasia e këtyre bombave është e limituar, vetëm 17 copë në total, dhe nuk sjell dot shkatërrim total të vendit apo pushtim të tij”, shtoi Goxhaj.
Video:
The post Ish-luftëtari i UÇK Dritan Goxhaj: Trump nuk e pushton dot Iranin, vetëm nese përdor armë bërthamore appeared first on InfoShqip.com.