Ish-ministri Kreshnik Bekteshi nga stacioni policor u dërgua në Gjykatën e Koçanit
Në lidhje me rastin në Koçani, ish-ministri Kreshnik Bekteshi është dërguar nga Stacioni Policor Karposh në Gjykatën e Koçanit, transmeton Portalb.mk. Pas zjarrit që ndodhi në Koçani, ish-ministri Kreshink Bekteshi ishte thirrën në një stacion policor për bisedë informative dyditore në lidhje me dhënien e licencës së këtij lokali. Ai nga Shkupi në Koçani është […]


Në lidhje me rastin në Koçani, ish-ministri Kreshnik Bekteshi është dërguar nga Stacioni Policor Karposh në Gjykatën e Koçanit, transmeton Portalb.mk.
Pas zjarrit që ndodhi në Koçani, ish-ministri Kreshink Bekteshi ishte thirrën në një stacion policor për bisedë informative dyditore në lidhje me dhënien e licencës së këtij lokali.
Ai nga Shkupi në Koçani është dërguar përmes policisë intervenuese, ku pritet të vendoset për masën e paraburgimit, si një masë paraburgimi që është propozuar nga prokurori Kocevski.
Avokati i Bekteshit, Elenko Milanov, ka sqaruar se masa e paraburgimit për Bekteshin është caktuar për shkak se sot mbaron afati i paraburgimit prej 24 orëve. Ai shtoi se akoma nuk ka ndonjë procedurë të hapur ndaj Bekteshit.
Në zjarrin që shpërtheu mëngjesin e 16 marsit në diskotekën ‘Pulse’ në Koçan të Maqedonisë së Veriut, 59 persona kanë vdekur ndërsa mbi 150 janë plagosur. Sipas informacioneve të para, zjarri ka shpërthyer për shkak të përdorimit të mjeteve piroteknike që ishin përdorur për efektet vizuale gjatë koncertit. Viktimat janë të rinj nga mosha 14 deri në 25 vjeç. Një ekip prej nëntë prokurorësh ka filluar hetimet. Ka 20 të dyshuar, dhe një pjesë nga të janë arrestuar. Ekipet e Kryqit të Kuq dhe institucionet tjera po ofrojnë ndihmë për familjarët e të lënduarve që presin para spitaleve. Ndihmë kanë ofruar edhe nga vendet fqinje dhe BE-ja.
Portalb.mk dje ka pasur kronologji të zhvillimeve lidhur me tragjedinë. Mund t’i lexoni në artikullin më poshtë.