Prokurori Kocevski dha detaje nga hetimet rreth tragjedisë në Koçani
Në konferencën e sotme për media, Lupço Kocevski, ka sqaruar që 14 persona janë të dyshuar për vepër të rendë kundër sigurisë së përgjithshme në lidhje me rastin tragjik në Koçani, transmeton Portalb.mk. Kocevski sqaroi që po hetohen 14 persona në bazë të nenit 292 nga Kodi Penal “krim i rëndë kundër sigurisë publike”. Dënimet […]


Në konferencën e sotme për media, Lupço Kocevski, ka sqaruar që 14 persona janë të dyshuar për vepër të rendë kundër sigurisë së përgjithshme në lidhje me rastin tragjik në Koçani, transmeton Portalb.mk.
Kocevski sqaroi që po hetohen 14 persona në bazë të nenit 292 nga Kodi Penal “krim i rëndë kundër sigurisë publike”. Dënimet pritet të jenë nga 3 deri 20 vjet.
“Policia është e autorizuar të arrestojë këdo që ka kontribuar në pasojat katastrofike, me veprime apo mosveprime të tyre”, tha Kocevski.
Në lidhje me rastin do të hetohen edhe dyshimet për ryshfet dhe blerjen e paligjshme të lëndëve piroteknike. Për këtë do të sigurohen video-materiale, urdhër për konfiskim të dokumenteve dhe telefonave celular.
Në procedurë hetimore janë përfshirë nëntë prokurorë, u kërkua përfshirja e inspektorëve të ndërtimit dhe punës, ndërkohë janë lëshuar 59 urdhra për obduksion, kurse bastisje janë kryer edhe në Ministrinë e Ekonomisë dhe dy lokacione tjera në Shkup.
Në zjarrin që shpërtheu mëngjesin e 16 marsit në diskotekën ‘Pulse’ në Koçan të Maqedonisë së Veriut, 59 persona kanë vdekur ndërsa mbi 150 janë plagosur. Sipas informacioneve të para, zjarri ka shpërthyer për shkak të përdorimit të mjeteve piroteknike që ishin përdorur për efektet vizuale gjatë koncertit. Viktimat janë të rinj nga mosha 14 deri në 25 vjeç. Një ekip prej nëntë prokurorësh ka filluar hetimet. Ka dhjetëra të dyshuar, dhe një pjesë nga ata janë arrestuar. Ekipet e Kryqit të Kuq dhe institucionet tjera po ofrojnë ndihmë për familjarët e të lënduarve që presin para spitaleve. Ndihmë kanë ofruar edhe nga vendet fqinje dhe BE-ja.
Portalb.mk dje ka pasur kronologji të zhvillimeve lidhur me tragjedinë. Mund t’i lexoni në artikullin më poshtë.
- LEXO: Ish-ministri Kreshnik Bekteshi nga stacioni policor u dërgua në Gjykatën ë Koçanit
- LEXO: Nga gjitha tragjeditë që tronditën RMV-në, zjarri në Koçan është i treti për nga numri i viktimave (Infografik)
- LEXO: Tragjedi në Koçan: 59 të vdekur dhe mbi 150 të lënduar nga zjarri në një diskotekë, viktimat janë të rinj